Fier, inaugurohet qendra e parë për fëmijët me aftësi të kufizuara
03/06/2010 Ministri Dritan Prifti: Bizneset të ndihmojnë zhvillimin e këtyre fëmijëve
Inaugurohet në qytetin e Fierit e para qendër shërbimesh për fëmijët me aftësi të kufizuara në qytetin e Fierit. Në inaugurimin e ngritjes së kësaj qendre, në bashkëpunim me organizatën DEA “Dyert e së Ardhmes”, mori pjesë edhe ministri Dritan Prifti, i cili është edhe iniciator i ngritjes së kësaj qendre. Pas inaugurimit, Prifti është takuar nga afër me drejtuesit e qendrës dhe fëmijët që do të presë ajo. Duke folur për mediat, ai theksoi faktin se, ngritja e qendrës së shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara ka për qëllimin zhvillimin, edukimin, arsimimin dhe nxitjen profesionale të kësaj shtrese të popullsisë në qytetin e Fierit. “Ishte një projekt, i cili mu servir nga organizata DEA dhe jam treguar i gatshëm të ndihmojë me të gjitha kapacitetet e mundshme. Fakti që në Fier janë rreth 900 fëmijë me probleme dhe aftësi të kufizuara më bëri të mendoj që ne duhet t’i japim mundësi kësaj qendre të çelet. Të ndihmojmë si fillim rreth 30-40 prej tyre. Është një ide dhe mision shumë i mirë, një fillim i mbarë. Kisha mundësi financiare dhe i dhashë, edhe një kontribut personal, kësaj iniciative për të marrë këto ambiente dhe një staf të kualifikuar”, deklaroi ai. Gjithashtu, ministri kërkoi edhe ndihmën e biznesit vendas që së bashku me institucionet lokale të japë kontribut për zhvillimin e mëtejshëm të qendrës së shërbimit për personat me aftësi të kufizuara. “Kemi kërkuar edhe bashkëpunim me biznese dhe institucione, megjithëse unë e nisa dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj iniciative. Është shumë e rëndësishme, nëse ke mundësi sot, t’u japësh ndihmë atyre që e kanë të domosdoshme. Po nuk dhe diçka, nuk mund të marrësh asgjë, prandaj çdokush që mund të zgjasë dorën tek këto shtresa është individ i bekuar nga Zoti. Ndihmojini personat me aftësi të kufizuara dhe në nevojë që nesër të keni mundësi me çfarë të krenoheni!”, theksoi Prifti, duke premtuar mbështetjen e tij të vazhdueshme.