E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule Statusi kandidat pasi te zgjidhet ngerci

/ /

Ai perseriti apelin per klasen politike nderkohe qe duke iu referuar zgjerimit tha se ne kater vitet e ardhshme do te kete dy anetare te rinj ne BE.
Cili ishte shkaku qe Shqiperise iu refuzua kandidatura per ne BE
shte mospermbushja e njerit prej kritereve kryesore politike kritereve te Kopenhagenit dhe eshte shume i lidhur me ngercin politik i cili po ndikon ne punen e institucioneve demokratike si Parlamenti. Kjo eshte nje pergjigje e gjate per pyetjen tuaj. Pergjigja e shkurter do te ishte Po ne nje perqindje te madhe.
Pozita dhe opozita ne Shqiperi po fajesojne njera-tjeter per kete...
Pergjegjesia bie mbi te dy palet si ne cdo demokraci. Kjo eshte pergjegjesi e atyre qe jane ne qeveri por dhe e atyre qe jane ne opozite.
Po te kthehemi tek arsyet e mospranimit te kandidatures ju thate se barra me e rende per mospranimin bie tek politika. Ku deshtoi tjeter kandidatura e Shqiperise
Shteti ligjor dhe zbatimi i tij. Por me lejoni qe ta bej nje gje edhe me te qarte. Po te shikoni rekomandimin tone per Malin e Zi dhe ate per Shqiperine ne te dy vendet kemi gjendur disa mangesi ne fushen e shtetit ligjor por ne Shqiperi pervec kesaj ceshtjeje te rendesishme ne iu referuam dhe ngercit politik dhe faktit qe ai me gjase ka ndikuar ne institucionet demokratike qe sigurojne funksionimin e demokracise se plote. Kete do ta gjeni ne perfundimet e rekomandimit ne opinionin per Shqiperine.
Tani Shqiperise i duhet te prese dhe nje vit per te marre nje pergjigje per kandidaturen e saj. Cila do te ishte keshilla juaj qe pergjigja kete here te jete pozitive
Keshilla me e mire qe mund te jap eshte Degjoni ate qe ka ndodhur te henen dhe te marten sigurisht qe po i referohem jo vetem paketes se zgjerimit por dhe vendimit tjeter shume te rendesishem ne ofrimin e regjimit pa viza per shtetasit shqiptare te cilet do ti uroja me kete rast sepse ky ishte nje vendim i rendesishem i cili reflektoi punen shume te mire qe eshte bere ne permbushjen e kritereve te nje liste shume kerkuese nga Shqiperia. Keshtu qe perparim eshte bere por ne te njejten kohe keshilla ime do te ishte ju lutem merreni si nje zile alarmi sepse ngerci politik po vazhdon dhe po ju shqeteson si ju ashtu dhe ne prej nje kohe te gjate. Nese kjo ceshtje zgjidhet dhe nese pervec kesaj ju do te permbushni kriteret kryesore kyce qe permenden ne rekomandime dhe perfundimet e Komisionit per Shqiperine Komisioni atehere do te jete ne nje situate tjeter vitin e ardhshem do te bente rekomandime me pozitive.
Te flasim pak per zgjerimin. Tani ndodhemi ne nje faze interesante. BE-ja ka perjetuar nje vale te madhe zgjerimi tani po perjeton situate te veshtire ekonomike. A jeni ju dakord me vleresimet se blloku i BE-se nuk ka me oreks per te pranuar anetare te rinj ne te ardhmen e afert
Nuk jam dakord sepse po te shohesh raportin e fundit te zgjerimit ky eshte raporti i pare i zgjerimit pas nenshkrimit te Traktatit te Lisbones. shte nje kohe kur pengesat institucionale per zgjerim jane hequr dhe kur Bashkimi Europian eshte ne nje forme te tille qe eshte i gatshem te shqyrtoje anetare te rinj. E dyta po te shohesh paketen e zgjerimit te ketij viti do ta shihni se Kroacia eshte ne fazen e fundit drejt anetaresimit do te shihni riperseritje te rekomandimit per ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise do te shihni dhenien e dy opinioneve te reja per Malin e Zi dhe per Shqiperine dhe meqe jemi ketu ne te dyja rastet Komisioni rekomandon nisjen e bisedimeve per anetaresim duke e kushtezuar kete me permbushjen e prioriteteve kryesore qe jane te perkufizuara qarte. Do te shihni po ashtu dhe nje kornize te qarte per afrimin e Kosoves drejt perspektives europiane po ashtu dhe te Bosnje-Hercegovines. Ne praktike une e shoh se gjerat po levizin. Fakti qe ne kete krize ekonomike dhe financiare dhe pas saj ne nuk e kemi mbeshtetjen e shtetasve te BE-se dhe per rrjedhoje edhe te politikaneve mund te jete problem por pikerisht per kete arsye nje nga lajtmotivet kryesore per te mos thene i vetmi i paketes se zgjerimit te ketij viti eshte besueshmeria. Besueshmeri per vendet anetare do te thote vendosja e kushteve rigoroze qe do ti sillte vendet kandidate ne poziten qe ato te jene 100 per qind te gatshme per te marre persiper pergjegjesite si anetare me te drejta te plota.
Por besueshmeri po ashtu dhe per vendet kandidate e ato aspirante qe do te thote qe vendet anetare te permbushin angazhimet e tyre per perspektiven europiane dhe qe tu ofrojne ketyre vendeve nje kornize te efektshme e cila teksa ata bejne perparime ne zbatimin e reformave do tu ofronte atyre mundesine e perparimit ne procesin e anetaresimit.
Kur mendoni ju se do te ndodhe vala e radhes e zgjerimit te BE-se ne pese vjet Ne dhjete vjet
Ajo qe shoh une eshte ajo qe ka ne dore ky komision qe do te thote kater vitet e ardhshme dhe shpresoj se do te shoh jo vetem nje por te pakten dy anetare te rinj gjate kesaj periudhe.
Shpresoj gjithashtu qe gjate kesaj kohe ne do te shenojme perparim deri ne ate pike qe te mos kete me kthim pas me vendet e tjera. Por serish kjo eshte ambicia ime e cila varet shume nga aftesia e vendeve kandidate dhe atyre aspirante qe te kryejne reformat e medha ne vecanti ne fushen e shtetit ligjor.

ALBANA KASAPI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›