E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Kutia e mbyllur baza e pushtetit te vjedhur

/ /

Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklaratave te kryeministrit Berisha duke theksuar se opozita nuk terhiqet nga transparenca e zgjedhjeve. Deputetja Olta Xhacka ne nje reagim ndaj deklaratave te Berishes tha nga selia roze se kutia e mbyllur eshte baza mbi te cilen qendron qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha.
Sali Berisha thote qe kutia i takon vitit te shkuar por ne fakt kutia e mbyllur eshte baza e pushtetit te tij te vjedhur. Ky vjedhes votash ta harroje se opozita do te heqe dore nga transparenca e kutive te 28 qershorit. Djegia e fleteve nuk e mbulon dot krimin elektoral qe heret a vone ne do ta bejme transparencen duke nxjerre para syve te popullit manipulimin e materialeve zgjedhore theksoi Xhacka. Duke iu referuar mbylljes se hetimit per akuzat e ndersjella mes PD dhe PS Xhacka shtoi se Berisha duhet ti kerkoje falje Rames per 20-perqindeshin qe ua kendoi shqiptareve 3 muaj paturpesisht me gjithe fuqine e altoparlanteve te pushtetit te vjedhur. Sa per Edi Ramen Sali Berisha ben mire te kerkoje falje per perrallen e genjeshtres se 20 perqindeshit qe ua kendoi shqiptareve 3 muaj paturpesisht me gjithe fuqine e altoparlanteve te pushtetit te vjedhur u shpreh Xhacka. Deputetja socialiste i kerkoi kryeministrit te beje mire detyrat qe i takojne dhe mos beje shfaqje mediatike. Sot Sali Berisha dha nje shfaqje shembullore te nivelit ku ka rene puna e Keshillit te Ministrave te Shqiperise. Lexoi detyrat e drejtorive te nje agjencie shteterore sepse ka harruar detyrat e tij sepse ka harruar 1 milion te papunet qe i ka lene pa shprese. Ka harruar 540 mije pensionistet qe i la pa nje qindarke per Vitin e Ri. Ka harruar universitetet e spitalet pa asnje kusht e standard sherbimi. Sepse ka deshtuar me ekonomine duke lene ne balte Shqiperine e shqiptaret. Ndaj sot lipset qe Shqiperia te ngrihet ne kembe per ta larguar kete qeveri te deshtuar qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine u shpreh deputetja socialiste. Ne ballafaqimin e pare politik ne distance palet akuzuan njera-tjetren per mungese vullneti ne transparencen e zgjedhjeve dhe deshtime ne politikat qeverisese sipas PS-se ndersa kryeministri akuzoi opoziten se eshte e marre peng nga psikologjia e ish-Bllokut te udheheqjes komuniste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›