E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Vendimi për Shqipërinë, i balancuar

Sapo ora shënoi 19.00 kryeministri i vendit Sali Berisha u shpaq në ambinetet e Komisionit Europian në krah të komisonerit për zgjerimin Stefan Fule të cilit edhe i dorëzoi përgjijet e pyetësorit nga Komiosni Europain, një dokument me 3854 faqe. Një moment të jashtëzakonshëm e ka vlerësuar këtë akt vetë kryeministri Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin e zgjerimit Fule, aktin e dorëzimit të përgjigjeve të pyetësorit që pritet ta kthëjë Shqipërinë në një vend kandidat për në BE. Sipas kryeministrit përgjigjet janë përpjekjet më madhore që ka bërë Shqipëria në këto 18 vjet.
"është për mua një moment i jashtëzakonshëm, ndërsa për vendin shumë historik, t'i jap komisionerit Fyle përgjigjet e 2284 pyetjeve të KE. Ajo që shihni këtu është momenti më i rëndësishëm për vendin tim në 18 vitet e fundit. Nëse kthehemi pas 18 vjet, kombi im kategorizohej si një nga vendet më të varfëra të planetit. Ndërsa tani vendi im sjell këtu përgjigjet me" shpresën për një vlerësim pozitiv" theksoi Berisha.

Komisioneri evropian për Zgjerimin, garantoi se pasi ka marrë në dorë përgjigjet e pyetësorit KE do t'i shqyrtojë ato me kujdes dhe do të japë vendimin e duhur. Komisioneri garantoi se KE do të jetë e drejtë dhe e balancuar ne vlerësim ndërsa nuk nguroi të shprehë shqetësimin për situatën politike për të cilën ka theksuar se ajo nuk ndikon pozitivisht në marrjen e këtij vendimi.

"Më lejoni të shpreh vlerësimin tim për këtë punë. Tani është radha jonë, na takon neve të punojmë, të analizojmë përgjigjet, të analizojmë misionet e ekspertëve tanë për cështje të ndryshme, për të punuar me kolegët tuaj për të krijuar opinionin tonë. Vendimi i komisionit do të jetë i drejtë, ne do t'iu kushtojmë një vëmendje të posaçme plotësimit të kritereve të Kopenhagenit. Theksoj shqetesimin tim për mungesën e përparimit për normalizimin e situatës politike në Shqipëri. Puna politike pa partitë e opozitës nuk i përmbush parimet e BE" theksoi Fule.
Megjithatë, komisoneri Fule nuk ka vënë gishtin mbi përgjegjësit apo mënyrën si duhet të zgjidhet kjo krizë, por veç dha garancinë e tij se KE-ja do ta ndihmojë Shqipërinë për arritjen e objektivave të saj evropianë.
I pyetur për krizën politike, kryeministri i është referuar raportit të OSBE/ODIHR.
"Përsa i takon zgjedhjeve, ODIHR dhe OSBE vlerësuan realizimin e shumë standarteve dhe nuk ka raportime për manipulime votash. Ky është vlerësimi ndërkombëtar. është një kërkesë e opozitës për të shikuar votat, por këtë kërkesë e ka hedhur poshtë gjykata. Qeveria ime është shumë e hapur për të bashkëpunuar me opozitën per nje hetim respekt të Kushtetutës" theksoi Berisha.
Zoti Fule mirëpriti gjithashtu edhe zhvillimet politike lidhur me plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave dhe inkurajoi vazhdimin e përpjekjeve.
Momenti i sotëm ishte finalizmi i procesit që qeveria administrtava dhe shoqëria civile nisen 4 muaj më parë, kur morën në dorëzim 2284 pyetjet, nga përgjigjja e të cilave varet fati i shpejtë ose i vonë i Shqipërisë në mënyrë që të vijohet me marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›