Tunizi presidenti nuk do te rikandidoje. Policia te mos ushtroje dhune

Turma njerëzish dolën në rrugë duke brohoritur pas fjalimit të jashtëzakonshëm para kombit të presidentit, Zine el-Abidine Ben Ali, ku ai njoftoi se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e 2014-ës pas 23 vitesh në pushtet. Presidenti 74- vjecar tha se fjala e tij kishte për qëllim t'i jepte fund dhunës njëmujore që mbërtheu vendin. Megjithatë dëshmitarë nga vengjarja flasin ende për përleshje sporadike e të shtëna me armë zjarri.
Trazirat morën shkas nga pakënaqësitë për situatën ekonomike dhe mungesën e lirive qytetare. Zyrtarisht numri i të vrarëve gjatë përleshjeve është 29, por sipas opozitës dhe grupeve mbrojtëse të të drejtave të njeriut bëhet fjalë për 66 të vdekur.
Ben Ali, në pushtet që prej vitit 1987, ka dhënë urdhër që të ulen çmimet e produkteve kryesore të konsumit bukë, sheqer e qumësht. Ai premtoi gjithashtu një shoqëri më demokratike në Tunizi e mënjeherë pas fjalës së tij u hoq censura në disa faqe interneti.
Presidenti tha se kishte urdhëruar forcat e sigurisë që të mos përdornin municione ndaj protestuesve. Por tashmë ka dëshmi se mes protestueve ka njerëz me maska të cilët nga turma denoncohen dhe si anëtarë të forcave policore. Nga ministria e jashtme në Tuniz nuk përjashtohet mundësia e një qeverie të unitetit kombëtar për t’i dhënë fund krizës në vend.