Fule Zgjidhni ngercin politik qe te japim nje opinion pozitiv
Komisioneri i Bashkimit Europian per Zgjerimin Stefan Fule deklaroi dje per BBC-ne se ngerci politik ishte arsyeja kryesore e rrezimit te kandidatures se Shqiperise per ne BE ndaj ka bere thirrje per zgjidhjen e krizes...
Cili ishte shkaku i refuzimit te kandidatures se Shqiperise
Eumlshte mospermbushja e njerit prej kritereve kryesore politike kritereve te Kopenhages dhe eshte shume i lidhur me ngercin politik i cili po ndikon ne punen e institucioneve demokratike si Parlamenti. Kjo eshte nje pergjigje e gjate per pyetjen tuaj. Pergjigjja e shkurter do te ishte po ne nje perqindje te madhe.
Pozita dhe opozita ne Shqiperi po fajesojne njera-tjetren per kete...
Pergjegjesia bie mbi te dyja palet si ne cdo demokraci. Kjo eshte pergjegjesi e atyre qe jane ne qeveri por dhe e atyre qe jane ne opozite.
Po te kthehemi tek arsyet e mospranimit te kandidatures ju thate se barra me e rende per mospranimin bie te politika. Ku deshtoi tjeter kandidatura e Shqiperise
Shteti ligjor dhe zbatimi i tij. Por me lejoni qe ta bej nje gje edhe me te qarte. Po te shikoni rekomandimin tone per Malin e Zi dhe ate per Shqiperine ne te dy vendet kemi gjetur disa mangesi ne fushen e shtetit ligjor por ne Shqiperi pervec kesaj ceshtjeje te rendesishme ne iu referuam dhe ngercit politik dhe faktit qe ai me gjase ka ndikuar ne institucionet demokratike qe sigurojne funksionimin e demokracise se plote. Kete do ta gjeni ne perfundimet e rekomandimit ne opinionin per Shqiperine.
Tani Shqiperise i duhet te prese dhe nje vit per te marre nje pergjigje per kandidaturen e saj. Cila do te ishte keshilla juaj qe pergjigjja per here te jete pozitive
Keshilla me e mire qe mund te jap eshte degjoni ate qe ka ndodhur te henen dhe te marten sigurisht qe po i referohem jo vetem paketes se zgjerimit por dhe vendimit tjeter shume te rendesishem ne ofrimin e regjimit pa viza per shtetasit shqiptare te cilet do ti uroja me kete rast sepse ky ishte nje vendim i rendesishem i cili reflektoi punen shume te mire qe eshte bere ne permbushjen e kritereve te nje liste shume kerkuese nga Shqiperia. Keshtu qe perparim eshte bere por ne te njejten kohe keshilla ime do te ishte ju lutem merreni si nje zile alarmi sepse ngerci politik po vazhdon dhe po ju shqeteson si juve ashtu dhe neve prej nje kohe te gjate. Nese kjo ceshtje zgjidhet dhe nese pervec kesaj ju do te permbushni kriteret kryesore kyce qe permenden ne rekomandime dhe perfundimet e Komisionit per Shqiperine Komisioni atehere do te jete ne nje situate tjeter vitin e ardhshem do te bente rekomandime me pozitive.