E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lene spitalin 24 te plagosur te aksidentit te Fratarit

Ekspertet rikthehen ne vendngjarje Faji ishte i shoferit

Permiresohet shendeti i te lenduarve te aksidentit te mbremjes se te henes ku nente persona humben jeten dhe 41 te tjere u plagosen. Nga 35 pacientet e shtruar ne spitalin e Fierit te merkuren vetem 11 persona kane vazhduar te jene nen trajtim mjekesor. Pjesa tjeter jane kthyer neper shtepite e tyre. Kjo konfirmohet nga kryeinfermierja e repartit te reanimacionit Esmeralda Duraj. Kryeinfermierja Duraj tha per gazeten Shqip se nje pjese e te plagosurve te aksidentit kane dale nga spitali gjate dites se marte nderkohe qe pjesa me e madhe ka dale mengjesin e se merkures.

Situata e te plagosurve eshte permiresuar ndjeshem. Nuk kemi me persona ne gjendje kritike per jeten. Nga 35 te plagosur qe u regjistruan mbremjen e se henes disa moren mjekimin e pare dhe u larguan qe ate mbremje disa te tjere dolen gjate se martes dhe kjo vijoi edhe gjate se merkures. Sot vetem 11 te plagosur jane akoma te shtruar shprehet kryeinfermierja.

Nje nga te plagosurat vijon te qendroje ne sallen e reanimacionit ndersa dhjete te tjeret jane ne pavijon pasi situata e tyre eshte me e mire. Hena Prifti nga Berati vijon te jete ne gjendje jo te mire shendetesore pasi gjymtyret e siperme dhe ato te poshtme i jane futur ne allci nderkohe qe mesohet nga familjaret e saj se gruaja duhet ti nenshtrohet nje operacioni te cilin preferojne ta kryejne ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Mengjesin e se merkures drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes eshte transportuar edhe i plagosuri Teodor Koreta. Ai ka pasur nevoje per nderhyrje kirurgjikale ndaj eshte derguar ne Tirane thane mjeket e spitalit te Fierit.

Te plagosurit vijojne te vizitohen nga grupe sociale dhe perfaqesues institucionesh te ndryshme. Artistet e Fierit kane dhene dje nje kontribut financiar per te plagosurit nderkohe qe kujtojme se Kryeministri Sali Berisha nje dite me pare premtoi mbulimin e te gjitha shpenzimeve te spitalit per ta.

Shoferi i autobusit

Shoferi grek i autobusit qe u permbys mbremjen e se henes vijon te qendroje ne spitalin e Fierit. Tomas Tsogas vijon te ruhet ne dhomen burg te spitalit nga sherbimi policor dhe ai i forcave te nderhyrjes se shpejte. Kater efektiva policie qendrojne ne deren ku ndodhet shoferi. Pergjigjja e analizave per shendetin e tij si dhe sigurimi i dokumenteve te identifikimit kane vonuar daljen e tij para gjyqit per caktimin e mases se sigurise. Pasditen e se merkures eshte dorezuar ne Gjykaten e Fierit dosja e materialeve per aksidentin e Fratarit nderkohe qe sot pritet te zhvillohet seanca per shoferin. Gjyqtar do te jete Roland Jaupaj nderkohe qe prokuror i ceshtjes eshte Genc Mane. Ende nuk dihet se kush do te jete avokati mbrojtes i grekut.

Hetimet

Nderkaq hetimet kane vijuar me marrjen e deshmive te tjera te te plagosurve dhe deshmitareve te ndryshem. Meqenese reshjet e shiut jane nderprere paraditen e se merkures grupi i hetimit i eshte drejtuar serish zones ku ndodhi aksidenti. Specialiste te policise se qarkullimit po skicojne skemat e mundshme te shkakut te aksidentit. Autobusi teknikisht ka qene ne rregull nderkohe qe ndryshe nga pretendimi i mediave greke si dhe i vete drejtuesit per manovrimin ne castet e fundit te nje mauneje asnje nga te plagosurit nuk e ka konfirmuar nje fakt te tille. Deri me tani hetimet kane treguar se behet fjale per nje gabim njerezor pavaresisht akuzave te te plagosurve per mosperqendrim te shoferit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›