E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celulari zbulon grabitesit e gjyqtarit

Besnik H. denoncoi grabitjen e telefonit pistoletes dhe te nje sasie eurosh dhe lekesh

Nje gjyqtar i Gjykates se Tiranes eshte bere objekt i nje grabitjeje. Besnik H. eshte sulmuar nga tre persona te paidentifikuar te cilet i kane zhvatur nga dora canten e punes brenda se ciles kishte nje pistolete nje telefon celular 25 mije leke dhe 150 euro. Ngjarja ka ndodhur ne muajin korrik te ketij viti dhe nga hetimet e imtesishme eshte arritur qe te merren te dhena per te identifikuar personat. Telefoni i grabitur ka sherbyer per te zbardhur pjeserisht ngjarjen.

Dosja

Prokuroria e Tiranes pas materialet referues te policise ka regjistruar procedimin penal numer 3116 te vitit 2010 nen akuzen e vjedhjes. Nga hetimet ka rezultuar se me date 15 korrik 2010 rreth ores 05.00 ne Komisariatin e Policise Nr. 1 ne Tirane eshte paraqitur Besnik H. i cili ka kallezuar se tre shtetas te paidentifikuar te cilet po udhetonin me nje automjet tip BMW i kane vjedhur nje cante qe mbante ne dore. Ne kete cante ai ka deklaruar se ka pasur 25 mije leke te reja 150 euro armen e sherbimit nje pistolete tip Bereta celesat e shtepise dhe nje telefon Nokia N97 me numer te kartes 0692065... Per te zbardhur ngjarjen prokuroria i ka kerkuar kompanise celulare Imei-n e aparatit celular. Pas ardhjes se pergjigjes prokuroria ka zbuluar se ne kete aparat pas dates se vjedhjes eshte perdorur nga numrat e telefonit 0693022... i cili i perket nje shtetasi me iniciale F.M. dhe 0694648... i cili i perket shtetases A.P. Keto dy numra jane marre ne telefon dhe poseduesit e tyre jane paraqitur ne polici ku dhe kane dhene shpjegime. Te dy kane deklaruar se i posedojne numrat perkates. Nga keqyrja paraprake ka rezultuar se A.P. zoteronte nje telefon tip Nokia N97. Pas keqyrjes ka rezultuar te ishte pikerisht aparati i telefonit te vjedhur. Ajo ka deklaruar se kete telefon e kishte blere ne tregun Cam ne daten 1 shtator te nje person qe kishte nje dyqan perballe postes. Ajo tha se telefonin e kishte blere te perdorur dhe ne rubriken e fotografive te ketij telefoni kishte disa fotografi te pafshira te cilat i kishte fshire me pas. Telefoni tip Nokia N97 i eshte sekuestruar dhe me pas eshte proceduar me vendim per kryerjen e ekspertimit kompjuterik per riprodhimin e fotografive te fshira nga ky aparat telefoni. Ne aktin e ekspertimit te dates 28 tetor eshte konkluduar se ne memorien e ketij telefoni objekt ekspertimi u rikthyen disa fotografi te fshira me pare nga perdoruesit e tij. Nga negativi i filmit me numer 272 eshte prodhuar poza e cila i perkiste shtetasit F.M. Per kete fotografi eshte bere vendim per kryerjen e ekspertimit sinjalistik krahasues me njeren prej fotografive te riprodhuara nga telefoni i sekuestruar me cilesine e proves materiale shtetases A.P. ku ka rezultuar se e ka perdorur dhe shtetasi F.M.

Kerkesa

Per hetimin e plote te vjedhjes se gjyqtarit Besnik H. dokumentimin ligjor dhe venien perpara pergjegjesise ligjore te autoreve te kesaj ngjarje dhe konkretisht njerit prej te dyshuarve shtetasit F.M. prokuroria ka paraqitur kerkese per kryerjen e kontrollit te baneses se ketij shtetasi. Pas shqyrtimit te kerkeses gjykata cmon se ajo eshte e drejte dhe duhet te pranohet pasi ka arsye te bazuara per te menduar se dikush fsheh prova materiale ose sende qe i perkasin vepres penale. Kishte dyshime se shtetasi nen hetim F.M. kishte ne shtepine e tij sendet qe i kishte grabitur gjyqtarit ne fjale. Pas verifikimeve te para ne Tirane dosja eshte derguar ne Durres pasi hetimi i saj kishte konflikt interesi. Ne ditet e ardhshme Prokuroria e Durresit do te marre nje vendim per hapat e metejshem te grabitjes se gjyqtarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›