E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, 4 gola për vendin e 4-t



Partizani rimerr vendin e katërt në Kategorinë e Parë, pas fitores 4-2 me Pogradecin në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 23-të. Enkelejd Pengu shënoi në minutën e 12-të për Pogradecin e Ylli çekiçit, përpara se një minutë më pas Rezart Maho të barazonte shifrat për të kuqtë e Gerti Haxhiut. Sokol Ishka kaloi për herë të parë në avantazh Partizanin në minutën e 19-të, për t’ia lënë radhën sërish Mahos të shënonte golin e tretë në të minutën e 28. Me shifrat 3-1 dy skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që Erjon Rizvanolli firmosi golin e katërt për Partizanin në minutën e 66-të, e dy minuta më pas, Elhan Galica fiksoi shifrat në 4-2 të ndeshjes. Për Partizanin kjo ishte fitorja e 12-të sezonale në 23 ndeshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›