E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule kërkon nga Beogradi zbatimin e marrëveshjes

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fle, deklaroi se në qoftë se Këshilli i Bashkimit Evropian kthen mbrapsht rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve të pranimit të Serbisë në BE, atëherë Komisioni Evropian duhet të paraqesë në samitin e qershorit një propozim në kuadër të bisedimeve për Serbinë, duke shtuar se Prishtina dhe Beogradi janë të detyruara të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit.

“Ne besojmë se pranimi i plotë i marrëveshjes me epërsitë dhe garancitë duhet të vlerësohet me kujdes. Marrëveshja ofron një zgjidhje shumë të ekuilibruar, që merr në konsideratë interesat dhe të drejtat e kombit serb”, deklaroi Fule në një intervistë për të përditshmen e Beogradit “Veçernje Novosti”, transmeton TV21.

Kur u pyet se përse raporti i tij për Serbinë, i cili është pozitiv, nuk e përmend qershorin si kohën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, Fyle tha se “në rastin e Serbisë hapat e zakonshëm janë ndërmarrë ashtu si për çdo vend tjetër kandidat”.

Komisioni Evropian ka rekomanduar fillimin e bisedimeve për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe tani është Këshilli ai që vendos për të ndjekur zbatimin e rekomandimit në qershor dhe për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve.

“Ndërkohë, ne presim nga Serbia dhe Kosova zbatimin e marrëveshjes nga 19 prilli sipas plan-zbatimit. Pres nga Serbia, si një vend që dëshiron hapjen e bisedimeve dhe është në rrugë të mbarë në këtë drejtim, të mobilizohet plotësisht në agjendën e reformave evropiane”, theksoi Fule./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›