Masteri e doktoratura, Tafaj: Do të verifikohet çdo diplomë

Punimet e masterit shkencor dhe ato të mbrotjes së doktoraturës do të ruajnë "copyrightin" e tyre sepse asnjë dipmomë nuk do të lëshohet pa u verifikuar më parë këto botimet. Ministria e arsimit ka vendos të shtrëngoj masat nëpërmjet një rregullore të re ku çdo tezë do të publikohet online në websitin e fakultetit. Kjo me qëllimin e vetëm për të shmangur abuzivizimin dhe plagjiaturën.
Ndryshimet në rregulloren e Etikës në veprimtarinë kërkimore dhe botuese penalizojnë për herë të parë ata që nuk citojnë në biblografi materialet ku janë mbështetur këto punime.
Deklarata kreu i Ministrisë së Arsimit i bëri gjatë zhvillimit të olipiadës së informatikës ku 25 nxënësit e shkollave të mesme ishin pjesëmarrës. Edhe në këtë pikë, Tafaj këshilloi nxënësit të zgjedhin degët e informatikës si kërkesë të tregut sepse numri i atyre që preferojnë lëndët ekzakte është i ulët.