Alarm nga mbeturinat në Burrel, qytetarët shprehen të shqetësuar
Prej 20 vitesh "Lagjia e Re" në periferi të qytetit Burrel, ujërat e zeza dhe mbeturinat e hedhura pa kriter, vazhdojnë të mbeten një nga problematikat më shqetësues për banorët e kësaj zone. Kjo lagje administrohet nga bashkia Burrel por edhe nga komuna e Komsit.
Sipas banorëve kandidatët e njësive vendore kujtohen vetëm në rastet e fushatave elektorale, dhe sapo vijnë në pushtet probleme e tyre mbeten të pazgjidhura.
Shqetësuese sipas banorëve mbetet gjelbërimi dhe ndriçimi, të cilat janë në gjendje të mjerueshme, edhe pse ata derdhin taksat për këto shërbime.