E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas takimit me Ramën, Fule pritet nga Berisha

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle

TIRANE- Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fule ka nisur axhenden e takimeve ne Tirane.

Mengjesin e sotem ai është takuar me liderin e socialisteve, Edi Rama në selinë rozë, ndërsa në orën 09:30 ka nisur takimin me kryeministrin Sali Berisha, ne kryeministri.

Ne takimet e tij, Fule shoqerohet nga ambasadori i BE ne vendin tone, Etore Sekui.

Axhenda parashikon takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministrin Edmond Haxhinasto dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.

Mesohet se Fule do të jete i pranishem ne Kuvend, duke iu drejtuar deputeteve me nje fjale te posacme, prej ku pritet e adresoje ceshtje te rendesishme per integrimin e vendit ne BE dhe reformat qe duhen plotesuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›