Fule nis takimet në Tiranë, pritet nga Rama dhe Berisha

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fule i cili ndodhet në Tiranë për të diskutuar përpjekjet për reformë dhe progresin në agjendën e Bashkimit Evropian me aurotitetet shqiptare ka nisur axhendën e takimeve.
Për rreth 1 orë, komisioneri për zgjerim Fule i shoqëruar edhe nga drejtori i politikave për zgjerimin në BE, Stefano Sannino dhe kreu i prezencës së BE-së në Tiranë Ettore Sequi kanë zhvilluar një takim me kreun e opozitës Edi Rama në selinë rozë.
Më pas komisioneri Fule është nisur drejt kryeministrisë ku është takuar me kryeministrin Sali Berisha dhe më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Fule do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministrin Edmond Haxhinasto dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministrin Edmond Haxhinasto dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Komisioneri Fule gjithashtu do të flasë në Kuvend, duke iu drejtuar anëtarëve të parlamentit mbi tema të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Kjo vizitë vjen në vijim të një sërë takimesh intensive mes Komisionit Europian dhe përfaqësuesve shqiptarë, duke përfshirë takimet ndërmjet Komisioneri Fule, Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe Ministren e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu në mars. Hera e fundit që Komisioneri Fule vizitoi Tiranën ishte më 30 mars 2011.