E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, sot pr/ligji për Gjykatën Administrative

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka në rendin e ditës vetëm  diskutimin e më pas votimin e projektligjit Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative. Projektligj që ka gjetur pas shumë debatesh konsensusin e palëve në Komisonin e Ligjeve e që duket se po me konsensus do të miratohet edhe në këtë seancë plenare.

Vetëm një ditë më parë kreu i PS-së, Edi Rama ka porositur deputetet që të mos krijojnë vonesa e pengesa për miratimin e tij, në kuadër të plotësimit të reformave të nevojshme për integrimin e  vendit në BE. Relator i projektligjit është deputeti socialist Armando Subashi.

Seanca e sotme nuk ka të tjerë projektligje të parashikuar, madje as kohën e diskutimeve të lira. Në profilin e tij në FB, deputeti i PS-së, Erjon Brace ka akuzuar kryeparlamentaren Topalli për ndryshim të rendit të ditës, pas vizitës së planifikuar të komisionerit për zgjerim Stefan Fule.

Sipas tij, lënia në rend dite vetëm e këtij projektligji, bëhet me qëllim nga Topalli që ti tregojë Fule se parlamenti funksionon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›