Fule:BE as lëshimepor as pengesaartificiale për Kroacinë
ZAGREB- Kroacia po i afrohet mbylljes së bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por i duhet ende të bëjë përparime në luftën kundër korrupsionit, paralajmëroi sot komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Fule.
"Kroacia praktikisht ka arritur në fund", theksoi Fule përpara Parlamentit Evropian në Strasburg.
Zagrebi shpreson të mbyllë deri në korrik bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të filluara në 2005-n.
"Megjithatë, paralajmëroi Fule, "pikërisht në fazën përfundimtare paraqiten problemet më të mëdha".
Kroacia ka mbyllur 28 nga 35 kapitujt e bisedimeve të anëtarësimit, por duhet të bëjë ende përparime në luftën kundër korrupsionit, pavarësisë së drejtësisë dhe luftës kundër mosdënimit të kriminelëve të luftës, bëri të ditur Fule.
"Është e domosdoshme që Kroacia të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, TPI", theksoi ai.
"BE nuk duhet t'i vendosë pengesa artificiale Kroacisë", u shpreh Fule, por ajo nuk duhet as "t'i bëjë lëshime të pajustifikuara".
Parlamenti Evropian pritet gjithashtu të votojë një rezolutë për mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Kroacisë në BE duke theksuar njëherazi se "korrupsioni është mjaft i përhapur" në këtë vend dhe mbetet "një problem i madh".
(s.g/atsh/