E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic: OKBte hetojë trafikune organeve

BRUKSEL- Në seancën e sotme për Kosovën, Serbia do të kërkojë zyrtartisht që Këshilli i Sigurimit të Kombevë të Bashkuara të sigurojë një mekanizëm hetues që do të vërtetojë akuzat për trafik organesh njerëzorë të raportuesit të Këshillit të Europës Dik Marti.

Lajmin e pohoi vetë shefi i diplomacisë serbë, Vuk Jeremic, i cili tha për agjencinë e lajmevë Tanjug së EULEX- i nuk mund të kryejë hetimë vetë, pasi i mungon juridiksioni territorial ne vendet të cilat duhet kryer hetimi, dukë qënë se mandati i tij mbulon vetëm Kosovën. “Të gjitha krimet e kryera gjatë luftravë në ish Jugosllavi janë hetuar deri më tani nën mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe gjërat duhet të bëhen po në këtë mënyrë. “-tha Jeremic i cili shtoi së duhet bërë e mundur që mekanizmi i ri që do të kryejë këto hetime të ketë kapacitetin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Sipas tij, diplomacia serbë ka patur konsultime intensive me të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit gjatë javëve të kaluara, me qëllim që të arrijë të marrë mbështetjen për kërkesën e saj në seancën e sotme.

Në raportin e tij të ri, që do të diskutohet në këtë seancë, Sekrëtari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun deklaron së UNMIK është i gatshëm të mbështesë plotësisht hetimët mbi akuzat për trafik organesh njerëzorë në Kosovë dhë shpreh gjithashtu bësimin së shumë shpejt do të mund të nisë dialogu mes Prishtinës dhë Beogradit. Në raport thuhet se situata e përgjithshmë në Kosovë është përgjithsisht e qetë, por ende e paqëndrueshme, pasi krimi i organizuar mbetet shqetësimi kryësor, vecanërisht trafiku i drogës dhë kontrabanda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›