Anglia “kryqëzon”Gatuzon UEFA nishetim për sherrin
MILANO- Mafiozë, të çmendur dhe të kaluar kohe. Kështu i kanë quajtur mediat angleze futbollistët e Milanit, pas sherrit të plasur në përfundim të ndeshjes ndaj Totenhemit ditën e martë. Gatuzo ka sulmuar ndihmës trajnerin e skuadrës angleze Xho Xhordan, duke e goditur me kokë dhe më pas duke përdorur duart ndaj të gjithëve. Një moment çmendurie i mesfushorit italian, ndaj të cilit UEFA ka hapur tashmë një hetim. Në shtypin anglez, tonet e përdorura një ditë pas fitores së Totenhemit në “San Siro”, kanë qenë ato të një përballjeje mes heronjve dhe të çmendurve, ndërkohë që Gatuzo e Flamini konsiderohen si turp i futbollit. Sherri masiv i plasur në fund të takimit rrezikon të kthehet në një çështje të vërtetë edhe pse Gatuzo ka kërkuar falje në fund. Por, mesfushori i Milanit pritet të dënohet të paktën 3 ndeshje për sjelljen e tij. “Xhordan e ka quajtur Gatuzon bastard italian”, ka bërë të ditur klubi i Milanit në një komunikatë, ku ka dënuar ngjarjen. Ndërkohë, Graham Sunes, një nga ish-lojtarët më të njohur të Anglisë, e ka quajtur Gatuzon një qen, ndërsa trajneri i Totenhemit Herri Rednap deklaroi pas takimit se sjellja e lojtarit të Milanit ishtë e turpshme. “Nuk e di se çfarë i ngjau, Gatuzo pati një problem me Xho Xhordan, por nuk e di përse. Ndoshta ai s’i ka bërë mirë detyrat dhe nisi të merrej me grushtat. Nëse do të kishte qenë një dyluftim i vërtetë, do të vija bast për Xhonë, sepse e njoh dhe e di që do të fitonte gjithmonë”, tha tekniki i Totenhemit.
(BalkanWeb)
(BalkanWeb)