E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule:BE-ja kundër formimit të shteteve të reja në Ballkan

Komisioneri për zgjerim dhe politikë të jashtme, Stefan Fule deklaroi se Bashkimi Evropian nuk përkrah formimin e shteteve të reja në Ballkan.
Fule tha se BE-ja është e gatshme për një qasje të re ndaj Bosnjë e Hercegovinës, me qëllim që të krijohet një lidhje e fortë mes këtij vendi dhe Bashkimit Evropian.
Fule theksoi se në mënyrë që Bosnje Hercegovina të përfshihet fuqishëm në Bashkimin Evropian, "është me rëndësi kyçe vazhdimi i marrëveshjes së Dejtonit. çelësi është tek ndryshimet kushtetuese."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›