Leterme: Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën
Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe aspiratat e popullit të saj për të qenë sa më parë pjesë e integruar e familjes evropiane. Kështu është shprehur kryeministri i Belgjikës Yves Leterme në një takim me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.
"Belgjika do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe gjatë këtij mandati do të ketë prioritet edhe rajonin tuaj, e ardhmja e të cilit pa dyshim që është në Evropën e bashkuar", theksoi Leterme. Ai gjithashtu premtoi se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Nga ana e tij presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu pasi falenderoi kryeministrin belg për mbështetjen theksoi se vizioni i popullit dhe institucioneve të Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO duke shtuar se Kosova do të angazhohet për integrimin e të gjithë rajonit në strukturat euroatlantike, meqë kjo do të ishte perspektiva më e mirë për të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës Juglindore.