E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Suedia strehë e "banditëve" çeçenëve

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev foli me nota kritike kundër Suedisë, sepse sipas tij ajo u ka ofruar strehim "banditëve" çeçen.
Medvedev i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeld.
Suedia ka refuzuar ekstradimin e rebelëve çeçenë, si Asllan Adajev, të cilin Moska e akuzon për terrorizëm dhe krime tjera të ndërlidhura me luftën e çeçenisë për pavarësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›