Fulham kërkon sulmues

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 20:15
Menaxheri i Fulhamit, Martin Jol ka bërë të ditur se dëshiron të transferojë një tjetër sulmues para përmbylljes së afatit kalimtar të verës.
John Arne Riise, Marcel Gecov dhe Pajtim Kasami janë përforcimet e ardhura deri më tani për sezonin e ri, por Jol kërkon edhe një tjetër.
“Do të doja të transferojmë edhe një sulmues. Kjo është ajo që duhet të bëjmë para përmbylljes së afatit kalimtar”, tha Jol për të përditshmen angleze, Daily Star.
Fulham luajti 0-0 në shtëpi me Aston Villën në ndeshjen e tyre të xhiros së parë në Premierligë, të shtunën.