E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carroll dëshiron të dëshmohet

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 09:06

Andy Carroll është i përcaktuar të dëshmojë veten se mund të jetë golashënuesi kryesor për Liverpoolin dhe nuk dëshiron të vlerësohet nga lëndimet që e përcollën në fillim të karrierës së tij për Reds.

Sulmuesi i transferuar nga Newcastle United në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, për 35 milionë funte, për shkak të një lëndimi në kofshë nuk debutoi për Liverpoolin deri më 6 mars, kur u inkuadrua si zëvendësues në fitoren 3-1 ndaj Manchester Unitedit.

Edhe pse nuk ishte plotësisht i rikuperuar, ai përfundoi sezonin me nëntë paraqitje për Liverpoolin. Shumëkush reagoi shpejt duke e kritikuar, ndërsa çmimi i transferimit të tij i mbeti barrë mbi supe.

Megjithatë, pas përgatitjeve të plota, Carroll beson se tani është i gatshëm të tregojë pse menaxheri Kenny Dalglish shpenzoi aq shumë për transferimin e tij në Anfield Road.

“Kam bërë përgatitjet që më janë nevojitur dhe kjo më ka ndihmuar të tejkaloj lëndimet që kam pasur. Jam optimist për këtë sezon. Tani duhet të shkoj përpara. Duhet të tregoj se çka mund të bëj. Është një skenë e madhe dhe më pëlqen të luaj për këtë klub. Tani më duhet të bëj atë për çka kam ardhur këtu, të shënoj gola”, deklaroi Carroll për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›