E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Zhduket’ Mourinho

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 09:08

Një ditë pasi u shfaq para medieve spanjolle për herë të parë nga muaji prill, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho u zhduk sërish.

Strategu portugez nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas barazimit të skuadrës së tij 2-2 kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu, të dielën, në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Asistenti i tij, Aitor Karanka tha se Mourinho nuk u paraqit për shkak se “kjo ishte një dinamikë të cilën e kemi përdorur vitin e kaluar”.

Karanka zëvendësoi Mourinhon në konferencat për shtyp nga prilli, kur portugezi ishte dënuar për pesë ndeshje pas kritikave ndaj UEFA-s dhe gjyqtarëve që, sipas tij, favorizonin Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Për herë të parë prej asaj kohe, Mourinho u kthye të shtunën dhe tha: “Askush nuk mund të më hesht”. Karanka nuk tregoi nëse Mourinho do të kthehet për të folur sërish para ndeshjes së kthimit në Nou Camp, të mërkurën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›