E Shtunë, 31 Tetor 2026

Richards beson në titull

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 23:15

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, beson se skuadra është konkurrente për titull në Premierligë.

City në edicionin e kaluar siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, përfundoi pritjen e gjatë për trofe duke fituar FA Cup dhe doli i treti në Premierligë.

Richards beson se ekipi tani është në mesin e konkurrentëve për titull.

“Titulli është i mundshëm, sigurisht. Besoj se jemi konkurrent për titull”, tha Richards për të përditshmen angleze Manchester Evening News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›