E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galatasaray në bisedime për Ebouen

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 19:46

Galatasaray ka njoftuar se zyrtarisht ka hapur negociatat me Arsenalin për transferimin e mbrojtësit të djathtë Emmanuel Eboue.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është anëtar i Arsenalit nga viti 2005 kur iu bashkua klubit nga Beveren.

28 vjeçari ka bërë më tepër se 200 paraqitje për gjigantin nga veriu i Londrës por tani pritet të finalizon transferimin e tij në Turqi.

Galatasaray në uebfaqen zyrtare të tij ka njoftuar se bisedimet për Ebouen kanë filluar zyrtarisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›