E Diel, 1 Nëntor 2026

57.2 e shqiptareve Serbia vend mik 13.3 e serbeve Shqiperia vend mik

Sondazhi i Gallup pasqyron miqesite dhe armiqesite midis vendeve te Ballkanit


Maqedonia dhe Serbia konsiderohen si vende me miqesi me te ngushte ben te ditur nje sondazh-hulumtim i realizuar nga Instituti Nderkombetar Gallup. Sipas anketes ne Serbi 515 per qind e qytetareve vend me mik konsiderojne Maqedonine 407 per qind konsiderojne vendin me mik Bosnje-Hercegovinen dhe 63 per qind konsiderojne vendin me mik Malin e Zi.


Ndersa nga serbet si vende me pak mike konsiderohen shtetet shqiptare si Shqiperia per te cilen jane shprehur vetem 133 per qind dhe per Kosoven vetem 64 per qind. Po ashtu edhe Kroacine vetem 133 per qind e serbeve e konsiderojne si vend mik.


Anketa gjithashtu shpreh edhe disponimin e qytetareve te Kosoves Shqiperise dhe vendeve tjera ne raport me Serbine. Sipas anketes 77 per qind e kosovareve e konsiderojne Serbine si vend armik 455 per qind e kroateve gjithashtu kane mendim te njejte por vetem 428 per qind e qytetareve ne Shqiperi e konsiderojne Serbine si vend armik.


Shumica e banoreve te rajonit te Ballkanit i japin rendesi nevojes se zgjidhjes se kontesteve dhe problemeve fqinjesore. Sa i perket besimit midis vendeve fqinje me se shumti besim kane shprehur qytetaret e Bosnje-Hercegovines ndaj fqinjeve te tyre. Ne masen 839 per qind e te anketuarve boshnjaket jane shprehur se kane besim tek vendet fqinje. Nje shifer e larte eshte edhe per Malin e Zi.


Plot 825 per qind e qytetareve malazeze jane shprehur se kane besim ndaj vendeve fqinje. Me pak besim ndaj fqinjeve kane shprehur qytetaret e Maqedonise vetem 36 per qind e tyre kane theksuar se kane disi besim ndaj fqinjeve te vet perfshi Shqiperine.


Gjithashtu anketa e Gallup ben te ditur se nje pjese e madhe e qytetareve te Ballkanit Perendimor nuk i perkrahin martesat e perziera pra martesat mes tyre psh. Shqiptar me serbe malazeze me maqedonas kosovare me malazeze etj.


Ne Maqedoni 81 per qind e te anketuarve jane kunder ketyre martesave te perziera. Ne Kosove kunder ketyre lloj martesave jane 789 per qind e qytetareve. Kurse ne Serbi kunder ketyre martesave jane 65 per qind e qytetareve.


Edhe ne Shqiperi ka perqindje te larte kunder martesave te perziera por gjithsesi perqindja eshte shume me e ulet se te tjeret. Anketa thote se 585 per qind e qytetareve ne Shqiperi jane kunder martesave te perziera.


Ne Kroaci 60 per qind e qytetareve jane kunder ketyre martesave dhe 58 per qind jane kunder ne Mal te Zi.


Anketa gjithashtu shpalos edhe realitetin se shumica e qytetareve te Ballkanit Perendimor me se shumti identifikohen me shtetet e tyre se sa me Ballkanin si rajon.


SERBIA - SHQIPRIA


Vetem 13.3 perqind e Serbeve e konsiderojne Shqiperine vend mik - Per 86.7 Shqiperia eshte nje vend armik

Por 57.2 perqind e shqiptareve te Shqiperise e konsiderojne Serbine vend mik - Vetem 428 per qind e qytetareve ne Shqiperi e konsiderojne Serbine si vend armik


BESIMI TEK FQINJT

Qytetaret e Maqedonise nuk kane besim te fqinjet e tyre perfshi Shqiperine. Vetem 36 perqind e tyre kane disi besim tek fqinjet

Boshnjaket jane qytetaret me me besim tek fqinjet. Plot 83.9 perqind e tyre shprehen ne ankete se kane besim tek vendet fqinje


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›