Kreditimi i ekonomise sondazhi Bankat po i largojne klientet individe
Politika qe po ndiqet nga bankat e nivelit te dyte ne vend per kredidhenien po i mban larg klientet individe. Keta te fundit jane konsumatore me teper te kredive te vogla konsumatore ose atyre per sektorin imobiliar per blerje apartamentesh. Por duket se keta loj klientesh nuk u interesojne bankave private te cilat po priren gjithmone e me teper per te favorizuar subjektet dhe bizneset. Sondazhi i fundit i aktivitetit kreditues tregon qarte se standardet e kredise u permiresuan pak per bizneset dhe u perkeqesuan per individet. Rezultat jane pasqyre e frikes se bankave per kreditimin e individeve. Sipas Bankes se Shqiperise autoriteti qe ka kryer dhe vrojtimin lehtesimi i standardeve ne 3-mujorin e trete eshte regjistruar vetem per kategorine e ndermarrjeve te vogla e te mesme dhe per kredine akorduar individeve per qellim blerje banese. Sipas qellimit te perdorimit te kredise nga bizneset standardet jane lehtesuar me shume per qellime te financimit te kapitalit qarkullues sesa per financimin e investimeve. Faktori qe ka nxitur ndryshimin drejt lehtesimit te standardeve ne 3-mujorin e trete te vitit 2010 eshte konkurrenca- thuhej ne sondazh. Por ekspertet e bankave tregojne qarte se kerkesa e individeve dhe e bizneseve per kredi ka ardhur ne renie. Sipas tyre situata makroekonomike gjykohet si faktori kryesor qe ka nxitur kete renie per bizneset. Ndersa per individet jane vleresuar si faktore kryesore kushtet e kreditimit te bankave. Per individet politika shtrenguese eshte zbatuar kryesisht nepermjet zgjerimit te marzhit per kredite me rrezik dhe politika lehtesuese kryesisht nepermjet ngushtimit te marzhit per kredite ne pergjithesi- vijonte sondazhi.
Problemet me Kredite
Lajme te keqija do te vazhdojne per konsumatoret. Sipas parashikimit te eksperteve te bankave per periudhen e fund-vitit kredite per konsumatoret do te jene me te veshtira. Per tremujorin e katert te vitit 2010 bankat presin lehtesim te standardeve per bizneset dhe shtrengim te tyre per konsumatoret. Keto pritje jane shprehur ne kushtet ku bankat presin rritje te kerkeses ne tremujorin e katert te vitit 2010 si nga bizneset ashtu edhe nga individet. Bankat presin rritje me te shpejte te aktivitetit kreditues ne valute ne tremujorin e katert te vitit 2010. Standardet e kreditimit per bizneset u lehtesuan disi ne 3-mujorin e trete te vitit 2010. Faktori kryesor qe ndikoi ne kahun lehtesues ishte konkurrenca. Nga ana tjeter faktoret qe kane te bejne me ecurine e kredive me probleme problemet specifike te sektorit ku zhvillon aktivitetin e tij biznesi dhe situata makroekonomike kane vijuar edhe gjate ketij tremujori te ndikojne ne shtrengimin e standardeve.
Kerkesa per kredi
Ne total kerkesa e bizneseve eshte vleresuar ne renie ne tremujorin e trete te vitit 2010 ne krahasim me tremujorin e meparshem. Renia e kerkeses eshte me e theksuar per ndermarrjet e vogla dhe te mesme sesa per korporatat e medha. Faktori i vetem qe ka ndikuar ne uljen e kerkeses sipas opinionit te bankave eshte situata makroekonomike. Faktoret e tjere kane ndikuar ne rritjen e kerkeses. Nder to faktor kryesor vijon te jete nevoja per financimin e kapitalit qarkullues.
Pritjet
Per 3-mujorin e katert te vitit 2010 ekspertet e bankave presin qe prirja e lehte drejt lehtesimit te standardeve te kredise te vijoje. Perqindja neto e bankave qe presin lehtesim eshte -10.5. Lehtesimi i standardeve te kredise akorduar bizneseve pritet si per kredine dhene ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ashtu edhe per ate akorduar korporatave. Bankat shprehen per lehtesim ne te njejten shkalle si per kredine per qellime te financimit te kapitalit qarkullues dhe per kredine dhene per financimin e investimeve. Krahas lehtesimit te standardeve ekspertet e bankave presin nje permiresim te kerkeses per kredi.
Kredia ne valute
Ne vrojtimin e Bankes se Shqiperise tregohet edhe parashikimi per llojin e monedhes me te cilen do te jepen kredite. Bankat presin rritje me te shpejte te aktivitetit kreditues. Faktoret kryesore nxites te kerkeses se bizneseve per kredi ne valute vijojne te jene diferenca ne normat e interesit dhe burimi i te ardhurave ne valute. Faktoret kryesore qe kane percaktuar kerkesen e individeve per kredi ne valute jane burimi i te ardhurave ne valute cmimet e mallrave te blera te shprehura ne monedhe te huaj dhe diferenca ne normat e interesit.
Shkurt/////////////////////////////
INSTAT U rriten kostot per materialet e ndertimit
Kostoja e pergjithshme ne sektorin e ndertimit eshte rritur gjate 3-mujorit te trete te vitit. Instituti i Statistikave e shpreh kete ne publikimin e Indeksit te Kushtimit ne Ndertim nje indeks ky qe mat ecurine e kostove ne sektorin e ndertimit. Edhe pse rritja per nga niveli eshte e moderuar ne 0.2 per qind vihet re se kjo ka ardhur me shume per efekt te shtrenjtimit te materialeve te ndertimit. Nderkohe qe nese bejme nje krahasim te ecurise se kostos me nje vit me pare Indeksi i Kushtimit ne Ndertim ka shenuar nje rritje me 0.5 per qind. Sipas INSTAT-it indeksi i cmimeve te grupit Shpenzime direkte eshte rritur 0.2 me per qind kundrejt tremujorit te meparshem kurse ai i nengrupit Shpenzime materiale eshte rritur me 0.3 per qind. Ne kete 3-mujor krahasuar me 3-mujorin e meparshem cmimet e materialeve te ndertimit dhe materialeve elektrike jane rritur perkatesisht me 0.3 dhe 1.4 per qind- thuhet ne raport. Per ndertuesit kostoja eshte rritur edhe tek transporti ku shpenzimet per kete kategori jane rritur me 0.2 per qind. Ne te njejten vlere eshte rritur edhe grupi Shpenzime Plotesuese. INSTAT-i thekson se per grupet e tjera te IKN-se nuk ka pasur asnje ndryshim krahasuar me tremujorin e meparshem. Ne kohen kur kostoja ne ndertim vijon te shtrenjtohet kompanite e ndertimit te cilat kane deklaruar veshtiresine ku ndodhen ne nje pjese te mire kane ngadalesuar punen. Jo pak kompani kane mbyllur kantieret per shkak te uljes se kerkeses dhe mungeses se financimit. Banka e Shqiperise publikoi pak dite me pare raportin mbi besimin e biznesit dhe konsumatorit. Biznesi i ndertimit rezulton edhe si me pesimisti nga te gjithe per shkak te veshtiresise ekonomike totale te sektorit. Ndersa per ekonomine ne pergjithesi ndertuesit shprehen me optimiste per sektorin e tyre. Ata presin nje perkeqesim te metejshem.
Fondet per Shendetesine PD-PS debate ne Komision
Deputetet e maxhorances dhe opozites anetare te komisionit te ekonomise jane perfshire ne debat per projektbuxhetin e vitit 2011. Debatet jane perqendruar ne fondin e sektorit te shendetesise. Deputetet e Partise Socialiste akuzojne qeverine se ka shkurtuar fondet ne kete sektor teper te rendesishem dhe ku spitalet jane ne gjendje te tmerrshme. Nga ana e deputeteve te PD-se eshte bere apel per te gjetur nje konsensus per reformen ne Shendetesi. Drafti i projektbuxhetit per vitin e ardhshem vazhdon te diskutohet ne parim ne komisionin e ekonomise.
Rritja ekonomike ne SHBA me e madhe sesa pritej
Ekonomia ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka realizuar rritje ne 3-mujorin e trete me shume sesa eshte vleresuar por jo aq sa nevojitet per te zvogeluar shkallen e papunesise. Departamenti i Tregtise njoftoi se rritja Bruto e Prodhimit Shoqeror eshte rezultat i eksportit dhe rritjes se shpenzimeve transmeton agjencia Reuters. Treguesit e rritjes ekonomike megjithate kane mbetur nen 3.5 per qind per te cilen ekonomistet thone se eshte e nevojshme qe te ulet shkalla e papunesise prej 9.6 per qind.
FMN Greqia duhet te beje perpjekje shtese
FMN dhe BE-ja kane rene dakord per levrimin e kestit tjeter per Greqine por theksojne se qeveria helene duhet te beje perpjekje shtese per te reduktuar deficitin buxhetor ne vitin e ardhshem. Greqia ka qellim te reduktoje deficitin e saj ne 7.5 per qind te GDP-se ne vitin 2011. Por qeveria duhet te beje me shume perpjekje per te zgjeruar bazen e taksave dhe per te eliminuar shpenzimet e kota. Ne muajin maj BE-ja dhe FMN-ja rane dakord per ti dhene Greqise nje kredi prej 110 miliarde eurosh per tre vitet e ardhshme. Ekipet kane dhene perfundimet e shqyrtimit te dyte lidhur me programin ekonomik Grek.
24 Nentor 2010