E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn Rimekembja e ekonomise evropiane do te ngadalesohet

Komisioneri i Ceshtjeve Monetare dhe Ekonomike te BE-se Olli Rehn tha se per shkak te ritmit te ngadalesuar te rimekembjes se ekonomise boterore dhe politikave shtrenguese te kursimit ne shume vende evropiane rritja e ekonomise do te ngadalesohet.

Kjo situate sipas tij do te zgjase deri ne mesin e vitit te ardhshem.

Olli Rehn tha se si pasoje e ngadalesimit te rimekembjes se ekonomise boterore eshte prekur dhe ritmi i rritjes se eksporteve te Evropes dhe kjo eshte njera nga arsyet qe ritmi i rimekembjes ekonomike do te jete i ulet.

Ne te njejten kohe shume shtete anetare te BE-se kane ndermarre masa shtrenguese financiare te cilat do te ndikojne ne rritjen ekonomike te BE-se brenda nje periudhe te perkohshme dhe afatshkurter.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›