E Diel, 1 Nëntor 2026

Akcizat e ambalazheve si do te behet pagesa nga kompanite importuese



Ervin KOCI

Ambalazhet e nje pjese te madhe te produkteve qe importohen ne vendin tone kane ndryshuar serish sipas vendimit me te fundit te qeverise i cili eshte botuar edhe ne fletoren zyrtare. Sipas ketij udhezim ne ligjin Per akcizat ne Republiken e Shqiperise akcizat do te ndryshojne per ambalazhet e plastikes ambalazhet e qelqit dhe ambalazhi i perzier. Sipas ndryshimeve te reja ne rastet kur ambalazhi plastik qelq apo i perzier importohet bosh dhe deklarohet me vete llogaritja e akcizes behet mbi peshen neto. Ne te gjitha rastet e importimit te ambalazheve se bashku me produktin nga pesha bruto perjashtohen paletat e drurit te kartonit apo metalike si dhe akulli qe shoqeron ne import peshkun e fresket. Ne rastet e importimit te produkteve gjysme te gatshme te cilat jane qartesisht te destinuara per prodhimin e ambalazheve te plastikes qelqit apo te perziera te tilla si pipetat per prodhimin e shisheve plastike film ambalazhi per prodhimin e kolive paletave apo etiketave etj. akciza paguhet ne momentin e importimit pavaresisht nese importuesi eshte prodhues vendas dhe i importon keto produkte ne funksion te aktivitetit te vet prodhues apo eshte importues i ketyre produkteve per qellime tregtare.

Ambalazhet
Nje prodhues i ujit apo lengjeve te frutave te ambalazhuar ne ambalazhe plastike i cili
importon pipeta per prodhimin e shisheve plastike e paguan akcizen ne organet doganore ne momentin e importimit. Ne momentin e prodhimit te ambalazhit plastik dhe shitjes se tij bosh ose se bashku me ujin apo lengjet e frutave ky subjekt i konfirmon drejtorise rajonale tatimore ku eshte regjistruar pagesen e bere ne dogane dhe nuk paguan per here te dyte akcize per ambalazhin e ujit apo lengjeve te frutave qe
tregton.

Pagesa e akcizes
Shoqeria tregtare A sipas regjistrimit ne drejtorine perkatese rajonale tatimore ka subjekt te aktivitetit te saj importin magazinimin dhe tregtimin brenda vendit te pipetave plastike me madhesi te ndryshme per prodhim shishesh plastike kompanive prodhuese te lengjeve te ndryshme qe ambalazhohen ne shishe plastike. Ky subjekt ne momentin e importit te pipetave paguan ne degen doganore perkatese akcize ne masen 100 leke/kg dhe me pas ia shet pipetat subjektit B. Subjekti prodhues lengjesh te ndryshme ne momentin e shitjes se produktit te tij te ambalazhuar i konfirmon drejtorise rajonale tatimore ku eshte regjistruar blerjen e pipetave/ambalazheve plastike me nje cmim ku eshte perfshire edhe akciza e paguar nga shitesi/prodhuesi i pipetave/ambalazheve duke mos paguar akcize per here te dyte. Ne rastet kur prodhuesi i produktit te ambalazhuar importon granulat per te prodhuar ambalazh plastik qelqi apo te perzier produkt akcize per ambalazhimin e produkteve te veta akciza paguhet ne momentin e shitjes se produktit te ambalazhuar ne baze te sasise se ambalazhit te prodhuar. Subjekti duhet te pajiset me autorizim akcize dhe te marre miratim per magazine tatimore nga organi tatimor sipas percaktimeve te bera ne nenin 4 e 5 te ligjit Per akcizat te ndryshuar si dhe ne pikat 2 e 3 te ketij udhezimi.

Sanksionet kur nuk paguhet akciza

Ne rast se organet tatimore gjate ushtrimit te kontrolleve tatimore ne subjektet prodhuese te produkteve te plastikes jo subjekt akcize konstatojne se sasite e blera te lendeve te para si p.sh. granulat polietilen etj. nuk jane perdorur teresisht ne funksion te prodhimit sipas kartes teknologjike te paraqitur prane organit tatimor diferenca e lendes se blere te konstatuar si te paperdorur ne procesin e prodhimit konvertohet ne mall akcize dhe subjekti paguan akcize duke i vendosur dhe penalitetet perkatese sipas kreut VII Shkeljet kundervajtjet dhe sanksionet te ligjit nr.8976 date 12.12.2002 Per akcizat te ndryshuar. Nese subjekti importues nuk eshte prodhues i ambalazheve te plastikes te qelqit dhe te perzier qe trajtohen me akcize por e importon ate per qellime tregtie ai duhet te kryeje procedurat sipas percaktimeve te bera ne piken 2.12 te ketij udhezimi.

Zhdoganimi i lendeve te para pa akcize

Subjekti X prodhues lengjesh frutash importon nje sasi granulati. Ne momentin e importit subjekti paraqet ne degen doganore ku do te kryeje procedurat e zhdoganimit autorizimin e akcizes se miratuar per magazine tatimore nga organi tatimor ku eshte i regjistruar. Subjekti ne momentin e shitjes se ambalazhit bosh ose me leng frutash pasqyron ne faturen tatimore te shitjes edhe akcizen si ze me vete. Ne rastet kur prodhuesi i produktit te ambalazhuar importon lende te pare p.sh. granulat polietilen etj. per te prodhuar produkte plastike qelqi apo te perziera qe nuk jane produkte akcize veprohet si me poshte vijon Subjekti para kryerjes se veprimeve te zhdoganimit i drejtohet organit tatimor ku eshte regjistruar per mbajtjen e akt-verifikimit nepermjet te cilit te vertetohet qe subjekti a te jete duke vazhduar veprimtarine e vet ekonomike b te mos kete detyrime tatimore dhe doganore te pashlyera c te kete licence nga institucioni perkates per prodhimin e produkteve plastike qelqi apo te perziera jo objekt akcize kopje e saj d te kete vene ne disponim karten teknologjike te prodhimit kopje e saj e te kete vene ne disponim faturat e shitjes se produkteve plastike qelqi apo te perzier jo subjekt akcize te regjistrohen emrat e mallrave te shitura f te vetedeklaroje se prodhon vetem keto produkteve plastike qelqi apo te perzier jo subjekt akcize. Pas perfundimit te akt-verifikimit ne shoqerine prodhuese te produkteve plastike qelqi apo te perzier jo objekt akcize organi tatimor me shkrese percjellese dergon nje kopje te akt-verifikimit ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve sipas shkreses se ardhur nga organi tatimor ku eshte regjistruar shoqeria prodhuese e produkteve plastike qelqi apo te perzier jo subjekt akcize njofton Drejtorine e Pergjithshme te Doganave per leshimin e autorizimit per shoqerine lidhur me zhdoganimin e lendes se pare pa akcize.

Dokumentet shoqeruese me autorizimin per zhdoganimin e lendes se pare pa akcize

Ky autorizim jepet 1 here ne vit dhe duhet te permbaje
1. NIPT-in e importuesit
2. adresen e ushtrimit te veprimtarise prodhuese
3. aktivitetin e prodhimit.

24 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›