Fullani hesht për krevatin dopio në zyrë: Nuk do i lë punonjësit të marrin bukë me vete
Guvernatori Ardian Fullani ka shmangur përgjigjet për shpenzimet luksoze në zyrat e Bankës Qendrore dhe krevatin dopio, në atë që është ndërtuar si apartament për Guvernatorin. Ai u është përgjigjur vetëm akuzave për ushqm , me një tezë komuniste: atë të investimit tek njeriu.
Ai i ka cilësuar shpifje akuzat, duke thënë se: “Duhet të jemi shumë korrekt për të mos rënë në rrjetën e shpifjeve. BSH nuk bën shpenzime luksi, ka krijuar kushtet për një konsolidim të një institucioni të pavarur. Ne nuk shpenzojmë, investojmë tek njeriu, tek elementi më i rëndësishëm që është profesionisti“.
Në lidhje me akuzën e deputetit socialist, Erion Braçe, se Fullani ka shpenzuar 300 mijë dollarë për shpenzime sporti dhe 110 mijë dollarë për kompensim ushqimi, Guvernatori është përgjigjur se nuk mund të lërë punonjësit e vet që të marrin bukë me vete në punë.
Sa i takon ushqimit është menca, sa i takn sportit është pjesë e zhvillimit të një institucioni botëror. Vajzat e BSH-së, volejbolliste, fituan çmimin e dytë në Ballkaniadën e bankave qendrore. Banka po bën revolucioni për rikonstruktimin e godinave të saj. Në një hark trevjeçar BSH do të ketë një godinë prestigjioze. Me këtë element ajo bëhet pjesë e eurosistemit. Këto janë investime dhe duhet me doemos të krijojmë profesionistë të vërtetë. Nuk mund ti lëmë punonjësit të shkojnë në restorante apo të marrin bukë me vete. Të gjitha janë transparente, mund të gjenden me një klikim në Bankën e Shqipërisë, u shpreh Fullani.