E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj i kritikon punonjësit e policisë përetikën

Javët e fundit, vendi është kthyer në një fushë betejë të vërtetë, me një numër të lartë të vrasjeve dhe vjedhjeve me dhunë. Por, gjatë një takimi që ka bërë sot me strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është shqetësuar më shumë për etikën e punonjësve të policisë.

Sipas Burgaj, do të ketë masa disiplinore ndaj punonjësve të policisë që shkelin etikën në punë dhe nuk vlerësojnë si duhet shqetësimet e qytetarëve.

“Në asnjë rast nuk duhet të ketë nënvlerësime të telefonatave të mbërritura në sallën Operative, por duhet një shërbim i shpejtë dhe efikas, pasi në të kundërt impakti tek qytetarët do jetë negativ, duke ndikuar dhe tek besimi i tij tek strukturat e policisë. Shërbimi i Sallës Operative dhe strukturat e policisë në terren duhet të evidentojnë çdo shqetësim të qytetarëve, duke marrë dhe masa të menjëhershme për zgjidhjen e tyre”, ka thënë Burgaj.

Etika e policëve shqiptarë dhe mënyra e tyre e komunikimit, në fakt lë shumë për të dëshiruar. Por, Burgaj për momentin do të bënte mirë që tu kërkonte llogari atyre për krimin që po terrorizon qytetarët dhe parandalimin e vrasjeve dhe vjedhjeve me dhunë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›