E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Bankat po shtrenjtojnë kreditë për konsumatorët dhe bizneset

Inflacioni u rrit me 0.4 gjatë muajit Shkurt

Kushtet e kredimarrjes duhet të lehtësohen. Thirrja është bërë nga Banka e Shqipërisë, e cila u kërkon bankave të lehtësojnë kushtet e kredimarrjes si dhe të tregohen më largpamëse duke marrë rol nxitës në ekonomi, sidomos në drejtim të vlerësimit të sektorëve potencialë të rritjes ekonomike dhe të marrin një rol më aktiv në nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Vlerësimet janë dhënë dje nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ndërkohë, kredia në sektorin privat ka shënuar një rritje vjetore rreth 4 për qind në terma realë, duke kontribuuar në një rritje vjetore me 7.8 për qind të ofertës monetare në muajin janar. Kjo ka qenë deklarata e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në lidhje me situatën e kreditimit në vend për muajin shkurt. Sipas Fullanit, aktiviteti kreditues vijon të mbizotërohet nga kredia në lekë, e cila mbulon kryesisht nevojat e bizneseve për kapital qarkullues. Sipas tij, e veçanta e muajit janar 2010 është se situata e përmirësuar e mjeteve valutore të sistemit bankar po fillon të reflektohet në rritjen e kredisë në valutë.

Rritja ekonomike
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u shpreh dje se aktiviteti ekonomik në vend, gjatë gjashtë mujorit të fundit, është ngadalësuar. Deklarata e tij u bë pas mbledhjes me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, ku u diskutua për performancën e ekonomike dhe situatën financiare në vend. Gjatë diskutimeve mbi ecurinë aktuale dhe të pritshme të zhvillimeve ekonomike, guvernatori bëri të ditur se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludoi se balanca e presioneve inflacioniste në horizontin afatmesëm është konsistente me objektivin e inflacionit të Bankës së Shqipërisë, pavarësisht tendencave të fundit të inflacionit të çmimeve të konsumit. Sipas Fullanit vlerësimet për ngadalësimin e kërkesës dhe rritjen e hendekut negativ të prodhimit, ecurinë më të përmbajtur të kursit të këmbimit, si dhe pritshmëritë e stabilizuara të agjentëve ekonomikë për inflacionin, janë faktorë që do të kushtëzojnë ecurinë e inflacionit brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Pas goditjes së rëndë të pësuar gjatë vitit 2008 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2009, ekonomia botërore ka hyrë në një fazë rikuperimi të aktivitetit ekonomik, e stimuluar nga politika monetare dhe fiskale ekspansioniste. Bankat qendrore kryesore kanë vazhduar të ndjekin politika monetare lehtësuese, me qëllim mbështetjen e tregut të kreditit dhe garantimin e qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike. Sipas kreut të Bankës së Shqipërisë fundi i recesionit ekonomik është shoqëruar nga gjallërimi i presioneve inflacioniste, duke reflektuar si efektin statistikor të lidhur me ecurinë e çmimeve të produkteve bazë, ashtu edhe rritjen e kërkesës në ekonominë botërore. Ndërkohë që ecuria e tregjeve financiare ka qenë e qëndrueshme dhe treguesit kryesorë të rrezikut janë stabilizuar në nivele më të ulëta. Megjithatë, vëmendja e tregjeve financiare gjatë javëve të fundit është dominuar nga rritja e pasigurisë për qëndrueshmërinë fiskale të disa vendeve të eurozonës.

Borxhi publik
Ardian Fullani ka theksuar dje se borxhi publik rezulton të jetë rritur gjatë muajve të fundit. Për këtë rritje, ai ka sjellë një sërë arsyesh që kanë të bëjnë me rritjen e shpenzimeve dhe atë të huamarrjes. Rritja e shpenzimeve, zgjerimi i difiçiteve dhe rritja e huamarrjes dhanë ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik të vendit. Treguesit e shitjeve, treguesit ekonomik dhe monetar tregojnë frenim të aktivitetit ekonomik, u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ai theksoi se në tregun e kredive, mbizotëron kredia në lekë dhe se sistemi bankar duhet të jetë larg pamës. Fullani shtoi se duhet të lehtësohen kushtet e kredimarrjes. Guvernatori Fullani ka bërë një panoramë të situatës ekonomike duke sqaruar se ka përmirësim në treguesit monetarë për tre muajt e 2010, ndërsa në lidhje me kreditimin kreu i BSH ka deklaruar se kushtet e kreditimit janë shtrënguar. Treguesit monetarë janë përmirësuar në 3 muajt e 2010. Ndërsa kushtet e kreditimit janë shtrënguar. Përgjithësisht mbizotëron kredia në lekë, deklaroi kreu i BSH.


Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën e interesit
Norma e interesit do të mbetet në të njëjtët shifra, 5. 25 për qind. Në përfundim të diskutimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.25 për qind. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ky vendim garanton kushte të përshtatshme monetare për respektimin e objektivit të inflacionit në një periudhë afatmesme. Në të ardhmen, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të veprojë në linjë me ecurinë e  faktuar dhe të pritshme të treguesve ekonomikë. Në veçanti, vendimet e saj do të faktorizojnë mbajtjen e pritjeve inflacioniste të ankoruara rreth objektivit të Bankës së Shqipërisë për inflacionin, stabilitetin e sistemit financiar në vend, në funksion të ruajtjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të ekuilibrave makroekonomikë. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë vlerëson se tendencat e fundit korrektuese të treguesve të bilancit të pagesave janë zhvillime inkurajuese për qëndrueshmërinë afatgjatë të treguesve financiarë të vendit. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë gjykon se kjo qëndrueshmëri do të ndihmohej nga ndjekja e një politike fiskale të kujdesshme, e cila duhet të faktorizojë tashmë shëndetin afatgjatë të parametrave fiskalë në vendimmarrjen e saj.


Procesi i transparencës së sistemit të kreditimit
Procesi i transmetimit të vendimmarrjes në publik është thelbësor për të garantuar ruajtjen e ekuilibrave makrofinanciare të një ekonomie. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë i është përkushtuar edukimit ekonomiko-financiar të publikut, duke parë të arsyeshme ndërmarrjen e disa nismave konkrete për krijimin e një kulture financiare në shoqërinë shqiptare. Por kjo është një detyrë të cilën banka qendrore nuk mund ta realizojë e vetme; garantimi i këtyre ekuilibrave kërkon bashkëpunimin e sistemit financiar, sektorit privat dhe publikut që së bashku të reagojnë kundrejt kësaj vendimmarrjeje në mënyre eficiente dhe racionale. Ngjarjet e dy viteve të fundit i kane shtyrë shume njerëz të diskutojnë vërtetësinë e teorive të tregjeve eficiente dhe aftësisë së agjentëve ekonomikë për të qenë racionalë. Megjithëse është ende herët (ose duhet pritur) për të bërë një analizë të plotë të shkaqeve të krizës, nuk mund të lë pa sjellë në vëmendje disa elemente thelbësore që dëmtuan aftësinë e individëve e më pas të tregjeve për të qenë efecientë dhe racionalë. Kjo jo për të analizuar krizën por për të kuptuar se çfarë implikimesh mbart kjo për financat e përgjegjshme.

Inflacioni në muajin shkurt, 4.4 për qind
Gjatë muajit shkurti inflacioni është rritur me 0.4 për qind duke shkuar në 4.4 për qind dhe ka kaluar kufirin e sipërm të tolerancës rreth objektivit të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni mesatar vjetor shënoi 2.6 për qind. Ndërsa normat e inflacionit bazë dhe të atij të mallrave të patregtueshëm në muajin shkurt ishin përkatësisht 1.1 dhe 2.3 për qind. Zhvillimet e fundit në inflacion kanë pasqyruar efektin statistikor të krahasimit me një bazë relativisht të ulët çmimesh në vitin 2009, përçimin më të plotë të nënçmimit të kursit të këmbimit në çmimet e konsumit dhe rritjen administrative të çmimit të energjisë elektrike duke filluar nga muaji janar 2010. Shifrat janë bërë publike nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili pohon se ky faktor dha një ndikim prej rreth 0.5 pikësh përqindjeje në nivelin e inflacionit, duke qenë edhe shkaktari kryesor i tejkalimit të nivelit 4 për qind. Nga ana tjetër, tendenca rritëse e inflacionit të mallrave ushqimore i atribuohet konjukturës globale të çmimeve të mallrave, e cila po dëshmon një rritje graduale mujore që nga mesi i vitit 2009. Në analizat e bankës qendrore mësohet se tendenca në rritje e inflacionit është shkaktuar k

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›