KESH shënon rekord të prodhimit të energjisë
Muharrem Stojku, prodhimet ditore vendore kanë arritur deri 29,3 milionë kilovat orë energji elektrike, që është prodhimi më i madh, i cili ndonjëherë është vërejtur në vend. "Nga prodhimi i përgjithshëm ditor, 14 milionë i shesim", theksoi Stojku. Sipas tij nga shitja e energjisë elektrike, këtë vit KESH ka realizuar të ardhura prej 60 milionë eurosh. Prej tyre, 40 milionë janë realizuar nga eksporti, të cilën sipas Stojkut e kryejnë kompani komerciale, ndërsa 20 milionë janë përfituar nga shitja në vend, kryesisht i "ÇEZ Shqipëri". Nga mjetet e realizuara, 70 për qind shfrytëzohen për pagesë të borxheve, ndërsa të tjerat për shpenzimet operative. Në emër të debive, KESH nga fillimi i vitit deri më tani ka paguar 43 milionë euro. Stojku theksoi se vetëm këtë muaj deri tani janë shitur 430 milionë kilovat orë energji elektrike, duke paralajmëruar se shitja e energjisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
Last Updated on E Merkure, 24 Mars 2010 20:16