E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje vjetore rreth 4 për qind

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje vjetore rreth 4 për qind në terma realë, duke kontribuuar në një rritje vjetore me 7.8 për qind të ofertës monetare në muajin janar. “Banka e Shqipërisë gjykon se sistemi bankar duhet të tregohet më largpamës në drejtim të vlerësimit të sektorëve potencialë të rritjes ekonomike dhe të marrë një rol më aktiv në nxitjen e aktivitetit ekonomik”, tha Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›