Rritja e eksporteve, forcon lekun
Blerina Hoxha
Rritja e eksporteve ne dy muajt e pare te vitit, ka ndikuar ne forcimin e monedhes vendase lekut. Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani tha dje se, sektori i jashtem i ekonomise ka shfaqur sinjale pozitive gjate muajit janar, duke u karakterizuar nga nje rritje prej 30 per qindesh e eksporteve dhe ngushtim prej rreth 13 per qind i deficitit tregtar. "Ky zhvillim i mirepritur mbetet gjithsesi i pamjaftueshem, per te vendosur ekonomine shqiptare ne rrugen e rritjes se qendrueshme ekonomike", tha guvernatori Fullani. Sipas tij, edhe kursi i kembimit paraqitet relativisht i stabilizuar, duke reflektuar nje korrektim te lehte te treguesve te tregtise se jashtme dhe te deficitit korrent te vendit gjate dy tremujoreve te fundit. Ky korrektim ka ndikuar edhe ne vendosjen e balancave me te qendrueshme te kerkeses dhe te ofertes per valute ne kete periudhe. Me gjithe keto zhvillime inkurajuese, aktiviteti kreditues ne vend mbetet larg potencialit te tij, ne pergjigje te kerkeses me te ulet per kredi bankare dhe kushteve te shtrenguara te kreditimit te aplikuara nga bankat. Kredia per sektorin privat ka shenuar nje rritje vjetore rreth 4 per qind ne terma reale, duke kontribuuar ne nje rritje vjetore me 7.8 per qind te ofertes monetare ne muajin janar. Aktiviteti kreditues vijon te mbizoterohet nga kredia ne leke, e cila mbulon kryesisht nevojat e bizneseve per kapital qarkullues. E vecanta e muajit janar 2010 eshte se situata e permiresuar e mjeteve valutore te sistemit bankar po fillon te reflektohet ne nje rritjen e kredise ne valute. Megjithate, rritja e qendrueshme e kreditimit duhet te mbeshtetet nga riaktivizimi i kerkeses per kredi dhe lehtesimi paralel i kushteve te kredidhenies te aplikuara nga sistemi bankar. Banka e Shqiperise gjykon se sistemi bankar duhet te tregohet me largpames ne drejtim te vleresimit te sektoreve potenciale te rritjes ekonomike dhe te marre nje rol me aktiv ne nxitjen e aktivitetit ekonomik. Nga ana tjeter treguesit e likuiditetit ne banka paraqesin shenja permiresimi gjate dy muajve te pare te vitit 2010. Gjate kesaj periudhe eshte materializuar nje tendence renese e treguesit te parase jashte bankave dhe nje rritje korresponduese e depozitave ne sistem. Permiresimi rezultant i treguesve te likuiditetit te sistemit bankar dhe reduktimi i kerkeses per fonde te sektorit publik jane shoqeruar me uljen e interesave te letrave me vlere te qeverise.