AMC, dhurata për fëmijë e pleq me rastin e festave
Me rastin e festave te fundvitit, komapnia e telefonisë celulare AMC, ka ndërmarrë një sërë iniciativash bamirësie. Në Durrës dhe Kavajë AMC ka shpërndarë dhurata në shtëpinë e fëmijës dhe të moshuarve.
DURRËS- KAVAJË - Kompania celulare AMC mbështet njerëzit në nevojë me rastin e festave të fundvitit me një sërë inisiativash bamiresie në disa ndër qytetet më të mëdha të vendit. Në Durrës kompania AMC ka shpërndarë dhurata për 40 fëmijë të Qendrës për Shërbimin e Mbështetjes së Familjes. Dhurata dhe ndihma janë shpërndarë në të njëjtën kohë edhe në Kavajë në shtëpinë e të moshuarve në këtë qytet.
Drejtori i Përgjithshëm i AMC-se Stefanos Oktapodas u shpreh se “AMC është më pranë fëmijëve dhe të moshuarve në këto ditë festash. Mbështetja për ta ka nisur që në vitin 2000, ndërsa vitet e fundit ajo është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, në çdo vend që ka jetimore dhe shtëpi të moshuarish”.
më tej ai shtoi se AMC është një kompani që ndodhet mes njerëzve dhe mesazhi ynë për ta është - Ne e dimë që ekzistoni ndaj kujdesemi dhe do vijojmë të kujdesemi për ju.
Kompania AMC ka bërë të ditur se një pjesë të fitimeve të mesazheve celulare që do të dërgohen në datë 31 dhjetor do t´i verë në dispozicion të fëmijëve me sëmundje të rënda. Për më tepër kjo kompani do të garantojë edhe darkën e fundvitit për të moshuarit që jetojnë në të gjithë shtëpitë e të moshuarve në vend. (a.r/news24/balkanweb)