Shkodër,aksident i rëndë rrugor,vdesin dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bajzës ku dy makina tip benz janë përplasur dhe si pasojë kanë humbur jetën shtetësja Mrie Shabi 60 vjeçe dhe një fëmijë 7 vjeçar me inicialet E.B dhe janë plagosur Sari, Sonilda dhe Gjyhere Bajramkurti anëtarë të të njëjtës familje.Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti por mendohet të ketë qene shprjetësia e madhe e dy makinave.