Fier, 50 shtëpi në rrezik përmbytje nga Vjosa
FIER- Ashtu sikurse ishte paralajmëruar edhe një dite më parë nga autoritetet lokale vërshimi i ujërave të Vjosës në qarkun e Fierit ka rrezikuar sot përmbytjen e tokave dhe shtëpive. Sipas gazetarëve tanë në Fier në komunën e Novoselës lumi ka dale nga shtrati dhe shumë shtëpi rrezikohen të përmbyten. Numërohen rreth 50 shtëpi në rrezik pasi këto ndodhen anës lumit. Banorët janë shprehur se niveli i ujërave përgjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit, ka qenë në rritje, ndërsa kanë përjetuar çdo çast në ankth në ruajtje të jetës së fëmijëve dhe pasurisë së tyre. Ne sipërfaqen e tokës se përmbytur ndodhen edhe disa puse qe shpërbejnë për furnizimin me ujë te pijshëm te qytetit te Fierit. Sipas drejtorit te Ujësjellës-Kanalizimeve, situata është kritike por deri tani nuk ka përmbytje te këtyre puseve. Prefektura ndërkohë ka marre masat për te përballuar pasojat. Për rreth 60 familje janë dërguar çadra kurse banoreve te tjerë u është bere thirrje te vetë evakuohen.
(O.Zh/ BalkanWeb)