E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Borxhi publik është rritur


Borxhi publik është rritur dhe shkak për këtë është bërë rritja e shpenzimeve. Kjo ka qenë deklarata e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. "Rritja e shpenzimeve, zgjerimi i deficcitit dhe rritja e huamarrjes dhanë ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik të vendit", theksoi Fullani. Ai pohoi se aktiviteti ekonomik ka pësuar ngadalësim në 6-muajt e fundit.
"Treguesit e shitjeve, treguesit monetar tregojnë frenimin e aktivitetit ekonomik", tha ai. Sipas guvernatorit politika monetare e BSH-së ka pasur një karakter stimulues . Fullani tha se norma bazë e interesit nuk do ndryshojë, do mbetet 5.25%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›