Fullani: Disiplina fiskale i eliminoi rreziqet ekonomike Eglantina Nasi
"Ruajtja e disiplines fiskale i ka sherbyer pozitivisht shendetit financiar te ekonomise shqiptare dhe kontrollit te rrezikut ne ekonomi gjate gjysmes se pare te vitit 2012". Nje fakt te tille e ka bere dje me dije guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, duke shtuar se "vazhdimi i perpjekjeve per ruajtjen e qendrueshmerise afatgjate te borxhit publik do te ndihmoje ne rritjen e kredibilitetit te politikes fiskale dhe ne reduktimin e kostove te financimit te ekonomise shqiptare". Duke iu referuar edhe gjykimit te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, kushtet monetare jane te pershtatshme per permbushjen e objektivit te inflacionit ne periudhen afatmesme, duke ofruar njekohesisht stimulin e nevojshem monetar ne mbeshtetje te ekonomise. Me tej, kreu i BSH-se ka vene gjithashtu ne dukje edhe faktin tjeter se "orientimi ne rritje i ekonomise shqiptare drejt eksportit dhe rritja e konkurrueshmerise se produkteve tona duhet te jete nje prioritet i sektorit publik dhe privat". "Rritja e eksporteve tona duhet pare si nje strategji afatgjate kombetare ne mbeshtetje te rritjes se qendrueshme ekonomike dhe konvergjences me standardet e Bashkimit Europian", - argumentoi guvernatori lidhur me nje fakt te tille. Nga ana tjeter, ai vleresoi se zhvillimet e fundit monetare te kane qene ne linje me ecurine e ekonomise reale. Dhe se tregjet financiare jane karakterizuar nga kushte te mira likuiditeti dhe luhatshmeri e ulet e normave te interesit. E megjithate, sipas tij, pritet nje rritje e ngadalte te ekonomise shqiptare gjate periudhes se ardhshme. "Kerkesa e brendshme, e cila eshte shfaqur e dobet ne pjesen e pare te ketij viti, pritet te vijoje te kushtezohet nga hezitimi i agjenteve ekonomike ne ndermarrjen e konsumit dhe investimeve private. Ne keto rrethana, rritja ekonomike parashikohet te mbetet nen potencialin e saj per periudhen e ardhshme dhe presionet inflacioniste te gjeneruara prej saj pritet te jene te uleta", - deklaroi ai. Kete ai e ka lidhur edhe me faktin, se "te dhenat mbi ecurine e ekonomise ne tremujorin e dyte te vitit tregojne per rritje te ngadalte te aktivitetit ekonomik". "Megjithese disa tregues indirekte flasin per nje permiresim kundrejt tremujorit te pare te vitit, konsumatori vijon te karakterizohet nga nje sjellje e orientuar drejt kursimit. Kjo sjellje pasqyrohet ne shtyrjen e shpenzimeve te rendesishme, ne rritjen e depozitave dhe te investimeve ne letrat me vlere, si dhe ne kerkesen e ulet konsumatore per kredi bankare. Investimet private vazhdojne te mbeten te dobeta, ne reflektim te ecurise se dobet te kerkeses finale ne ekonomi", ishin disa nga rezervat e BSH-se, qe ai permendi ne lidhje me zhvillimet aktuale ekonomike.
Norma e interesit s'ndryshon, mbetet 4.00%
Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit ne nivelin 4.00%. Guvernatori Ardian Fullani e ka argumentuar kete me ecurine pozitive qe po tregojne treguesit makro-ekonomike te vendit, e cila nuk i ka detyruar autoritetet bankare ta marrin nje mase te tille. Nderkohe, qe norma baze e interesit ka ndryshuar disa here gjate ketij viti, referuar domosdoshmerise qe ka ofruar sistemi ndaj nje fakti te tille. Saktesisht, nga niveli prej 4.75%, ajo pesoi nje ulje fillestare me -0.25%, per te kaluar me pas ne nivelin 4.5% dhe serish pasketaj, nje ulje me -0.25%,, qe e solli ate ne nivelin prej 4.25% etj.