"Kryeprokurori", Sula: Jo preferencë partiake
TIRANE-Deputeti i PD-së, Dashnor Sula preferon heqjen e imunitetit me konsensusin e opozitës në Kuvend, por në mungesë të saj ai sheh si mundësi të fundit referendumin mbarë popullor. Në këtë intervistë për "GSH", z.Sula, kërkesën për referendum e mbështetet në nenin 150 të Kushtetutës, duke dhënë detaje që e çojnë në votë popullore heqjen e imunitetit. Ai flet dhe për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të Republikës, sipas të cilit, duhet të zgjidhet përmes konsultimeve të gjera dhe nuk duhet të jetë preferencë e partive politike. "Nëse për një çast do të mendoja se do të isha në krye të këtij institucioni, sigurisht që do të përqartësoja me shumë kujdes të gjitha problemet që janë ngritur apo denoncimet, kallëzimet. Dhe këto, ndaj kujtdo politikani, ndaj të cilit do të kishte prova të mjaftueshme apo indicio, që ka bërë një shkelje të ligjit", - theksoi z.Sula.
Z.Sula, a është referendumi zgjidhja e duhur për të hequr imunitetin e zyrtarëve të lartë?
Në radhë të parë dua të shpreh shqetësimin, që diskutimi për heqjen e imunitetit ka arritur deri në këtë pikë. Këtu kam parasysh edhe historikun e debatit prej shumë vitesh të çështjes së kufizimit të imunitetit, një periudhë kjo 10- vjeçare, që në vitin 2003, kur kjo mazhorancë ka qenë në opozitë. Por edhe pas vitit 2005 ka pasur iniciativa ligjore, ndoshta jo me ndërhyrje në aktin themeltar të shtetit, pra Kushtetutës, por gjithsesi edhe rruga përmes së cilës ka tentuar kjo mazhorancë për kufizimin e imunitetit të parlamentarëve dhe zyrtarëve të lartë, besoj se ishte një rrugë e cila, nëse do të kishim një konsensus të gjerë të politikës në tërësi, sigurisht që do të ishte realizuar. Ne jemi i vetmi vend në Evropë dhe madje dhe përtej kontinentit, që kemi një imunitet të ngurtë, hermetik, një imunitet të cilin nuk e gëzon asnjë politikan apo zyrtar i shteteve të tjera të Evropës. Në këtë rast, prokuroria nuk mund të kryejë asnjë hetim për shkak të këtij imuniteti dhe ky ka qenë synimi i mazhorancës, që ne të mos kishim një heqje të plotë, por një kufizim të imunitetit. Kështu do t'i jepej mundësia organit të prokurorisë që të grumbullonte prova ndaj politikanit apo zyrtarit të shtetit, i cili ka shkelur ligjin. Dhe ne si mazhorancë, arritëm ta kalojmë draftin e propozuar nga EURALUS dhe PACA, të cilët shkonin edhe më tej, që të kishim edhe kontroll të banesës, apo edhe arrestimin e tij. Gjithsesi ishin propozimet e PS-së, që e kufizonin dhe e ngushtonin imunitetin dhe pas diskutimeve të konstitucionalistëve, opinioneve apo debateve në Komisionin e Ligjeve u arrit që të kishim një produkt përfundimtar. Dhe ky produkt përfundimtar ishte në sajë të asaj që kishte propozuar PS-ja, çfarë do të thotë që ishte normale që ky draft, - ndonëse u votua në parim nga opozita por jo në tërësi, - të votohej edhe në parlament. Është për të ardhur keq që ajo nuk e votoi. Më pas nxori justifikime për ndërhyrjet në Kushtetutë, gjë që do të thotë se PS-ja për gjithë këto kohë nuk kishte ngritur debatin për ndërhyrje të tjera. Kurse tani në çastin e fundit, kur u pa që PD-ja pranoi të gjitha propozimet e saj, nxori të tjera justifikime, vetëm e vetëm që mos të votojë kufizimin e imunitetit. Ndaj nuk është e nevojshme që të ndërhyhet në Kushtetutë, dhe kjo kërkon kohë dhe jo një muaj siç pretendon opozita. Kjo është 'non sens' dhe jashtë realitetit, pasi duhet një debat mjaft i gjerë. Ndaj gjykoj se duhet të realizohej më parë heqja e imunitetit dhe më pas të shkohej tek ndryshimet kushtetuese.
A ka ende shpresa për një konsensus me opozitën për arritjen e heqjes së imunitetit në Kuvend, pavarësisht vendimit të PD-së për referendum?
Unë dëshiroj dhe do të shpresoj që, me fillimin e sesionit të ri parlamentar të kishim një iniciativë konkrete, një vullnet politik të hapur nga ana e PS-së, që menjëherë të votohej, pasi është lënë një derë e hapur për heqjen në parlament, pasi nuk është hedhur në votim. Kjo, për faktin se po të hidhej në votim do të kishim një shtyrje 6-mujore, që nuk mund të hidhej për votim në sesionin e ri kuvendor. Gjithsesi, nëse do të kemi një vullnet të pastër politik të opozitës dhe të qëndrueshëm, sigurisht që mund të realizohet.
...Në të kundërt?
Në të kundërt ne si mazhorancë, z.Berisha dhe aleatët, e kemi gjetur zgjidhjen ligjore. Kjo zgjidhje është neni 150, paragrafi 2 i Kushtetutës, i cili i jep të drejtë Këshillit të Ministrave, ose një të pestës së deputetëve, (domethënë 28 deputetëve), që të mund të nënshkruajnë një nismë, - dhe që të votohet nga një shumicë e thjeshtë në parlament, - që të shtrohet kjo çështje për referendum. Çështja e imunitetit pranohet nga Kushtetuta e Shqipërisë, e cila mund të realizohet me referendum. Në këtë rast do të kemi procedurën e cila kalon nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, por gjithsesi mendoj se referendumi duhet të realizohet nëse mungon sërish vullneti i palës opozitare për votim në Kuvend. Nëse ne nuk e realizojmë referendumin, ngelemi thjesht në çështje demagogjie.
A kërkohet një shumicë e cilësuar në parlament për të kaluar referendumin?
Nuk kërkohet një shumicë e cilësuar prej 2/3 të votave në Parlament për sa i përket votimit të nismës së 28 deputetëve për të kaluar në referendum, sepse ndryshe do të kishim një produkt dhe produkti do të ishte, që, n.q.s do të kishim një shumicë të cilësuar, 2/3 e votave, atëherë arrijmë qëllimin. Nisma realizohet nga deputetët, anëtarët e Parlamentit, pastaj brenda 60 ditëve, Gjykata Kushtetuese mund ta marrë në shqyrtim këtë iniciativë, të cilën e kanë marrë këta anëtarë të Parlamentit, të nënshkruar në rastin konkret nga mazhoranca dhe pastaj kalohet në realizimin e referendumit.
Megjithatë, aleati i PD-së, Ilir Meta e konsideron si rrugën më të shpejtë dhe më efikase, heqjen e imunitetit në parlament dhe jo me referendum...
Do të ishte rruga më e mirë dhe më e shpejtë padyshim, dhe ne tentuam, përmes votimit në Kuvend, që sesionin e ri parlamentar ta fillonim me probleme dhe debate të tjera. Por këtu kam parasysh deklarimet e përfaqësuesve të LSI-së, të cilët e kanë mbështetur referendumin, por nëse nuk realizohet votimi në Kuvend dhe opozita e bojkoton atë me qëllim që të bllokojë statusin e vendit kandidat, sigurisht që mbetet alternativa e zhvillimit të referendumit. Dhe ky është qëllimi i z.Rama, që të bllokojë statusin, dhe nisur nga kjo, nuk besoj se ai do ta votojë imunitetin në Kuvend.
Një tjetër çështje që po debatohet mes palëve është edhe mbyllja e mandatit në fund të nëntorit të kryeprokurores Ina Rama dhe zgjedhja e kreut të ri të akuzës. Si do të zgjidhet?
Prokurori i Republikës zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe ligjit për veprimtarinë dhe funksionimin e këtij institucioni. Kemi një ligj, për një mandat 5-vjeçar të kryeprokurorit dhe duke pasur parasysh dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kemi një procedim paraprak me të gjitha grupet parlamentare. Kjo është rruga ligjore që zgjedh prokurorin e ri të vendit, çfarë do të thotë se kreu i këtij institucioni, anëtarët e Gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese janë ata që duhet të zgjidhen në bazë të konsultimeve me grupet parlamentare. Dhe z.Nisha-ni e ka detyrim ligjor, siç e përcakton Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kryeprokurori i ri duhet të zgjidhet përmes konsultimeve me grupet parlamentare dhe pastaj dalja e dekretit që më pas votohet në parlament.
…Këto konsultime do të përfshijnë dhe opozitën?
Unë nuk jam absolutisht për një kryeprokuror nga radhët e opozitës apo nga radhët e mazhorancës. Jam për një kryeprokuror i cili të zgjidhet në bazë të ligjit dhe të Kushtetutës së vendit. Nëse kryeprokurori do të ishte një preferencë e njëanshme, sigurisht kjo nuk do të ishte një gjë e mirë. Absolutisht që duhet të zbatohet në këtë rast Kushtetuta dhe vendimi i kushtetueses, çka do të thotë, - e përsëris sërish, - konsultime mes të gjitha grupeve parlamentare dhe pas tyre, kandidati me kriteret më të mira duhet t'i dërgohet Presidentit të Republikës.
A ka një marrëveshje mes PD-së dhe LSI-së për t'ia lënë kësaj të fundit kreun e ri të akuzës?
Unë nuk besoj të ketë një marrëveshje të tillë dhe nuk dua ta besoj një gjë të tillë. Nuk do të ishte normale një marrëveshje e tillë, sepse vendi i kryeprokurorit nuk bën pjesë në marrëveshjet politike dhe kështu nuk do të ishte një gjë normale. Prokuroria është një organ i cili përgjatë këtyre 20 viteve, ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, problemet e tij dhe kontestimet nga ana e politikës dhe unë gjykoj që kryeprokurori duhet të jetë një figurë e cila të gëzojë një konsensus sa më të madh dhe një figurë e cila të mishërojë të gjitha ato cilësi që i kërkohen një drejtuesi të rëndësishëm si kreu i Prokurorisë së Republikës. Për sa u përket dëshirave apo kërkesave, - që mund të jetë çdo jurist për të aderuar në krye të organit të akuzës, - mbeten për t'u parë dhe në kontributin që mund të japë gjithsecili jurist që ka një përgatitje, ka një beckgraund si ish-prokuror, si gjyqtar, si prokuror.
Prokurori i ri që do të zgjidhet, a do të ketë detyrimin për të hetuar akuzat e mazhorancës ndaj ish-presidentit Topi, ish-kreut të SHISH-it dhe kreut aktual të PS-së, qoftë për '21 janarin' apo për afera korruptive?
"Nëse për një çast do të mendoja se do të isha në krye të këtij institucioni, sigurisht që do të përqartësoja me shumë kujdes të gjitha problemet që janë ngritur apo denoncimet, kallëzimet. Dhe këto, ndaj kujtdo politikani, ndaj të cilit do të kishte prova të mjaftueshme apo indicio, që ka bërë një shkelje të ligjit". Unë gjykoj se kryeprokurori duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjin edhe ndaj çfarëdolloj personi, çfarëdolloj personaliteti, politikani, ose drejtuesi të ndonjë institucioni shteti, nëse ka shkelur ligjin. Sigurisht që ai do të vihet para përgjegjësisë dhe duhet t'i nënshtrohet hetimit, dhe kjo do të ishte gjëja më e mirë që mund të bënte kreu i prokurorisë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)