E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e tregut te sigurimeve perballe nje rrjeti mafioz te konturuar

Me poshte po ju percjellim nje shkrim lidhur me analizen aktuale ku ndodhet tregu i sigurimeve. Shqetesimi i Shoqerive te sigurimit eshte shume i madh perballe nje dukurie korruptive te mafies se sigurimeve qe po merr permasa te medha ne dem te interesave te te siguruarve dhe te vet shoqerive te sigurimit.

Parathenie per industrine e sigurimeve

Industria e sigurimeve perben nje nga shtyllat e rendesishme te sistemit financiar.

Numri i klienteve te siguruar per periudhen janar-korrik 2012 i kalon 550 mije, ndersa vlera e demshperblimeve te paguara per 7 mujorin e pare 2012 eshte afro 12 milion EUR.

Tregu i sigurimeve eshte e lidhur ne menyre te drejteperdrejte me mbi nje million kontrata sigurimi aktive ne vit dhe qindra subjekte, duke pasur ndikim ne te gjithe jeten ekonomike dhe financiare te cdo familje shqiptare.

Ndikimi nuk eshte vetem per te siguruarit e drejtperdrejte te Shoqerive te sigurimit, por per te gjithe publikun, pasi 50% e veprimtarise ka te beje me sigurimin e pergjegjesise per palet e treta dhe pale e trete eshte cdo shtetas per demet qe mund te pesoje nga nje mjet motorrik ose kontrate pergjegjesie per palet e treta.

Gjithashtu industria e sigurimeve eshte sektori qe ka pjesmarrjen me te madhe te kapitalit te huaj, keshtuqe ndikimi ne krizat dhe problemet e saj nuk do te ishte thjesht dukuri shqiptare.

Kriza ne industrine e sigurimeve per shkak te goditjes nga mafia e sigurimeve

Tregu i sigurimeve tani ndodhet ne veshtiresi te medha financiare dhe eshte ne prag kolapsi.

Arsyet e krizes, sipas analizes se specialisteve te kesaj fushe, jane pagesat e detyruara nga Gjykatat te demshperblimeve ne vlera te medha, tej kufijve te percaktuara nga ligji.

Sigurimi i detyrueshem i mjeteve motorrike per pergjegjesine ndaj paleve te treta ka si qellim mbrojtjen e intersave te publikut, por ne fakt eshte kthyer ne biznes perfitimesh te medha te pak studiove ligjore qe kane korruptuar sistemin e drejtesise.

Pagesat e demshperblimeve qe bejne shoqerite e sigurimeve dhe BSHS (Byroja Shqiptare e Sigurimeve) nuk perfuindojne tek publiku, pasi rezulton se afro 70% e vlerave te paguara per demtimet trupore (rastet e vdekjes dhe demtimeve te shendetit) menaxhohen nga 3-4 studio ligjore, te cilat kane nga nje deri dy te punesuar secila dhe qe menaxhojne secila perfitime ekonomike miliona euro ne vit.

Trupat gjykuese, ne te gjithe vendin, japin vendime gjyqesore per demshperblime demesh ne tejkalim te ligjit, duke prodhuar vlera financiare per t'u paguar te cilat arrijne ne disa raste deri 10 here me teper se sa vlerat perkatese referuar ligjit.

Nga analiza e kontratave qe qytetaret kane me studio ligjore, si dhe nga kontaktet e drejtperdrejta me perfituesit reale te demshperblimeve, rezulton qe qytetaret marrin nje pjese shume te vogel, nga

20 deri 50 % te vlerave sipas vendimeve te gjykatave, ndersa pjesa tjeter prej 50-80% "lubrifikon"

te gjithe sistemin tjeter te korruptuar (avokate, gjyqtare, vleresues, permbarues etj).

Studiot ligjore qe perfitojne ne kurriz te publikut, sipas studimeve te kryera nga Shoqerite e sigurimeve dhe Byroja Shqiptare e Sigurimeve, rezulton se aplikojne skema teresisht korruptive dhe kriminale duke krijuar nje rrjet bashkepunetoresh qe perfshin :

a. Oficere e drejtues policie te te gjitha niveleve (vecanerisht te policise rrugore),

b. prokurore, gjyqtare te te gjitha niveleve;

c. vleresues demesh , mjeke;

d. punonjes e juriste te kompanive te sigurimeve;

e. permbarues gjyqesore private etj.

Dukuria e perfitimeve nga deshperblimet per vdekjet dhe demtimet trupore ne aksidentet rrugore perben formen me makabre (te turpshme) dhe me te organizuar te zhvatjes ne bashkepunim me sistemin e drejtesise ne Shqiperi dhe eshte nje skenar gjigand dhe i frikshem korrupsioni, kur rezulton se "metastazat" e tij shkojne deri ne Gjykaten e Larte, pasi kjo skeme gjigande korrupsioni "ushqehet" nga ne nje vendim unifikues i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, duke shprehur dyshime se ndoshta vendimi unifikues ka qene i inicuar dhe sponsorizuar nga studiot ligjore qe menaxhojne kete skeme vjedhje.

Rritja e vlerave te demshperblimit realizohet nepermjet :

a. Fallsifikimit te te ardhurave te personave te demtuar, duke pretenduar miliona lek te ardhura per fermere e pensioniste qe vijne nga prodhimet bujqesore e blegtorale;

b. Marrjes ne konsiderate nga Gjykatatat i te ardhurave nga "puna ne te zeze ", (te ardhura qe nuk jane deklaruar ne organet e tatimeve dhe taksave) si te ardhura te ligjshme;

c. Marrjes ne konsidertae i te ardhurave hipotetike (me fantazi) per te papunesuarit me pagen e punes qe ata mund te benin;

d. Marrjes ne konsiderate te vertetimeve te leshuara nga kryetare komunash te papergjegjshem, vertetime qe nuk kane asnje baze ligjore dhe nuk i pergjigjen "parajses" se ndertuar ne fshat nga personat e demtuar;

e. Vleresimet e papergjegjeshme te vleresuesve te demeve dhe mjekeve;

f. Abuzimit me hapsirat ligjore te krijuara nga Kodi Civil.

Edhe pse me kerkesen e Ministrise se Financave dhe Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare (AMF) Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar Vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte , me Vendimin nr. 6, date 17.02. 2012, me objekt "Zgjidhja e konfliktit ligjor ndermjet vendimit unifikues nr. 12, date 14.09.2007 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte dhe akteve te tjera ligjore ne fushen e sigurimeve, praktika korruptive e vleresimit dhe vendimeve gjyqesore te padrejta ende mbahet gjalle nga mafia e pershkruar me larte.

Mafia e sigurimeve eshte goditur ne vendet fqinje si Maqedonia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, ku drejtesia e ketyre vendeve ka arrestuar grupe te medha me profesion avokate, police, gjyqtare, mjeke etj.

Pasojat qe mund te kete ky fenomen jane rrenimi total dhe i shpejte i gjithe tregut te sigurimeve, pra falimentimin e tij, si dhe shtrirjen e fenomenit ne te gjithe sistemin financiar dhe ne tronditjen e ekonomise se vendit.

Situata e kolapsit financiar e cila fatkeqesisht duket me afer se kurre do te prekte ne menyre te drejteperdrejte te gjitha kategorite sociale te permendura.Zgjidhjet e propozuara nga Shoqata e Siguruesve te Shqiperise:

1. Kerkesa per rishqyrtim nga Kolegjet e Bashkuara tre Gjykates se Larte i nje praktike te re te unifikuar per trajtimin e demeve shendtesore (me pasoje vdekje dhe demtimet trupore);

2. Amendimet ne ligj per te shmangur abuzimet nga gjykatat, avokatet dhe ekspertet e demeve:

a. Amendimi ne Kodin Civil te Republikes se Shqiperise te nje neni qe te parashikoje si te vlefshem marrveshjet noteriale jashtegjyqesore mes paleve;

b. Amendimet ne Ligjin 10 076 , date 12.02.2009 sipas propozimeve te Shoqates se Siguruesve te Shqiperise per detyrimin qe asnje process gjyqesor te mos nise pa paraqitur kerkese dhe marre pergjigje nga siguruesit, shprehja ne ligj e bazes vleresuese (te ardhurat per personat e demtuar), etj

c. Ndryshimet ne Rregulloren e AMF nr 53, duke hartuar nje rregullore te re me te plote dhe me te qarte, me pjesmarrjen e te gjitha grupeve te interesit.

3. Goditj a e grupit mafioz te sigurimeve mbi bazen e fakteve dhe dokumentave qe Shoqerite e siguri meve zoterojne :

a. Ngritja e kallzimeve penale per avokatet, ekspertet, permbaruesit dhe personat e tjere te perfshire ne zhvatjen ne bashkepunim;

b. Ankimimet ne KLD (Keshillin e Larte te Drejtesise) per gjyqtaret qe kane dhene vendime ne kundershim me ligjin;

c. Kontaktimi me perfituesit ligjor te demshperblimeve per te mbledhur prova per avokatet mashtrues;

d. Bashkepunimi me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve per te ardhurat e deklaruara nga studio ligjore;

e. Bashkepunimi me AMF per ndeshkimin e vleresuesve qe shkelin rregullat, si dhe per amendimet e nevojshme nenligjore qe ngushtojne hapsirat e abuzimeve nevleresim.

Shoqata e Siguruesve te Shqiperise me besim tek shteti ligjor dhe institucionet e tij, nepermjet sensibilizimit te tyre, si dhe te opinionit publik beson ne menjanimin e dukurive korruptive qe cenojne interesat e qytetareve qe ju besojne sigurine e tyre shoqerive te sigurimit, si dhe interesat e cdo qytetari qe mbulohet nga nje kontrate sigurimi pergjegjesie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›