E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, Assad: Ushtria ka nevojë për më tepër kohë për të fituar betejën

Siri- Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se ushtria ka nevojë për më shumë kohë për të fituar betejën kundër ‘terroristëve’.

Në një intervistë për televizion pro qeveritar al-Dunya, zoti Assad gjithashtu hodhi poshtë idenë për krijimin e zonave humanitare në Siri, duke i cilësuar si jo realiste.

Aktivistët e opozitës thanë se ushtria ka nisur ofensiva në të gjithë vendin për të marrë kontrollin në zonat e kapura prej rebelëve të revolucionit sirian.

Bombardime të rënda u raportuan gjatë së martës në kryeqytetin Damask, Aleppo dhe në provincën veriperëndimore Idlib. Zoti Assad tha se qeveria e Sirisë po luftonte për një beteje njëkohëshit rajonale dhe ndërkombëtare.

“Kjo patjetër ka nevojë për kohë, për të sjellë një përfundim vendimtar, por mund ta përmbledh në një fjali të vetme: Ne po ecim përpara”,-tha ai në al-Dunya.

Sakaq shtoi: “Situata në terren është më mirë tani, por ende s’ka konkluzion final i cili ka nevojë për më shumë kohë”. Presidenti sirian gjithashtu iu përgigj edhe deklaratave të ministrit të Jashtëm turk Ahmet Davuloglu që të ngrihen brenda Sirisë kampet e OKB-së ku të strehohen refugjatë dhe të shpërndahen ndihmat humanitare.

“A duhet të kthehemi pas për shkak të injorancës së disa zyrtarëve turk ose a duhet të fokusohemi në marrëdhënien tonë me popullin turk?”,-tha ai.

Zoti Assad tha se largimet e fundit nga qeveria e tij të zyrtarëve të lartë tregonin se Siria ishte pastruar nga njerëz që u mungon patriotizmi.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›