Berisha: Reforma e inspektorateve, e suksesshme Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka mbledhur dje Task-Forcen per reformen e inspektorateve, per te cilen beri te ditur se ndodhet ne fazen e kurorezimit ligjor te saj. Kreu i qeverise ka vleresuar kete reforme si nje prej reformave me themelore dhe me te shumeprituren per biznesin e vendit. Kryeministri u shpreh se ajo hap nje kapitull te ri ne perpjekjet e mazhorances per nje klime sa me miqesore dhe te favorshme kundrejt biznesit dhe mbi te gjitha per nje konkurrueshmeri te lire dhe te hapur. Gjate fjales se tij, Berisha beri me dije se reforma kompletohet me ndryshimin ligjor te te gjithe ligjeve ekzistuese per inspektoratet, me miratimin e 7 projektvendimeve te qeverise, te cilat ndjekin miratimin e ndryshimeve ligjore dhe me pas miratimin ne parlament te ligjit. Kryeministri u shpreh se sistemi i ri i inspektimit do te vendose nje barriere te fuqishme ndaj abuzimeve dhe korrupsionit, duke rritur transparencen, nepermjet ndjekjes ne kohe reale te gjurmes se inspektorit, ne vendin e inspektimit. "Gjurma e menjehershme e inspektorit ne vendin e inspektimit, do te transmetohet ne kohe reale ne zyrat e Inspektorit pergjegjes dhe te Kryeinspektorit te shtetit, cka perben formen me transparente dhe natyrisht parandalon vizitat e teperta, kafet shoqerore dhe ne menyre absolute dhe ryshfetet", - u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, ai beri te ditur se reforma i jep vendit nje nga format me te studiuara dhe me te suksesshme te inspektimit, duke reduktuar ndjeshem numrin e inspektorateve ekzistuese dhe duke lene vetem 1/3 e numrit te tyre. Gjithashtu, mbi bazen e akteve ligjore e nenligjore, si dhe te sistemit te ri do te shkurtohet procedura e inspektimit nga 45 dite qe eshte aktualisht ne 12 dite, duke lehtesuar ndjeshem barren burokratike mbi biznesin. Berisha u shpreh me tej se, kjo reforme nuk ka qene nje reforme e thjeshte. "Inspektoratet jane gjithnje institucione te rendesise se dores se pare. Nuk ka qene e thjeshte, sepse eshte bere nje shkeputje ne kohe, eshte kaluar ne e-inspektorate, nuk ka qene e thjeshte, sepse jane ndryshuar me dhjetera ligje, me te cilat bazohej veprimtaria e inspektorateve ekzistuese. Por vjen tani si nje kurore e shkelqyer, do te thosha, ne perpjekjet per te konsoliduar me tej lirine e tregut, ne perpjekjet per te konsoliduar me tej funksionimin e ligjet, si kushtin me themelor te kesaj lirie, ne perpjekjet per te lehtesuar me tej barren burokratike mbi shpatullat e biznesit", - u shpreh Kryeministri. Berisha ka theksuar faktin se vendi yne ka administraten me te vogel dhe kjo perben pa medyshje nje nga arritjet me te medha dhe me te rendesishme te ketij vendi. "Na takonte para se gjithash ne, - tha Berisha, - qe te vendosim sistemin me transparent, por dhe te permasave me te drejta dhe jo te stermedha te inspektorateve mbi biznesin".
"Shume shpejt Shqiperia do te kete te instaluar sistemin e ri te inspektorateve"
Ne mbledhjen e Task-Forces, Kryeministri ka falenderuar me mirenjohje te gjitha hallkat institucionale qe bashkepunuan per kompletimin e reformes, duke shprehur besimin se miratimi i ligjit dhe i akteve nenligjore te pergatitura do te zbatohen me vendosmeri dhe se ne nje kohe shume te afert Shqiperia do te kete te instaluar sistemin e ri te inspektorateve. "Dua te falenderoj perzemersisht; ministrine e Ekonomise, Inspektoratin e Pergjithshem, Institutin e Studimeve Bashkekohore dhe ekspertet e tij, si dhe te gjithe anetaret e kesaj Task-Force, ministrat dhe bashkepunetoret e tyre, te cilet kane punuar me perkushtim ne finalizimin e te gjitha akteve ligjore e nenligjore. Kam besim te madh se miratimi i ligjit dhe i akteve nenligjore te pergatitura qe do te diskutohen ketu, do te zbatohen me vendosmeri te prere dhe se ne nje kohe shume te afert Shqiperia do te kete te instaluar sistemin e ri te inspektorateve, reforme kjo jo e padhembshme, por qe nuk synon dhimbje ndaj askujt", - tha Berisha.