E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Ekonomia duhet ndryshuar modeli i zhvillimit

TIRAN- Diskutimet per ndryshimin e modelit te zhvillimit ekonomik te vendit kane perfshire edhe nje here Guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani. Zhvillimet ne arenen nderkombetare e bejne te domosdoshme ndryshimin e modelit te zhvillimit te Shqiperise ne perputhje me keto.


Ne fjalen e mbajtur pas mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise Fullani sugjeroi ndermarrjen e reformave strukturore ne funksion te rritjes se konkurrueshmerise se ekonomise se vendit. Kjo theksoi Fullani do ti sherbente kalimit drejt nje modeli me te qendrueshem te rritjes ekonomike dhe njekohesisht do te krijonte me pak varesi nga burimet e huaja te financimit.


Me keto reforma synohet edhe shmangia e varesise se ekonomise nga dergesat e emigranteve te cilat po ulen nga muaji ne muaj.


Nje nder sektoret qe e ka pesuar me shume nga ulja e remitancave eshte ai i ndertimit ku nje numer i konsiderueshem apartamentesh te ndertuara tashme kane mbetur pa u shitur duke i shkatuar probleme ketij biznesi. Zhvillimet ne sektorin e ndertimit vazhdojne te kushtezohen nga nje kerkese e paket ne tregun e pasurive te paluajtshme - theksoi Fullani.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›