Kursi i kembimit rriten eksportet ulet importi i mallrave me akcize
INSTAT raporton rritje te eksporteve shqiptare gjate muajit shtator. Te dhenat me te fundit nga Instituti i Statistikave pasqyrojne nje rritje me 41.6 per qind te eksporteve krahasuar me nje muaj me pare duke shenuar nje vlere prej 13.8 miliarde lekesh.
Nuk raportohet e njejta ecuri per sa i perket importeve. Keto te fundit kane njohur nje rritje me te moderuar 1.7 per qind krahasuar me muajin gusht 2010 dhe 0.8 per qind krahasuar me shtatorin 2009.
Por ajo qe ka me shume rendesi ka te beje me uljen e importit te atyre produkteve qe kane nje kontribut te rendesishem ne te ardhurat ne arken e shtetit mallrat me akcize.
Krahasuar me muajin gusht 2010 importi i mallrave me akcize ka pesuar nje ulje me 15.5 per qind. Gjate shtatorit te ketij viti importi i ketyre mallrave arriti ne vleren e 5.8 miliarde lekeve duke zene 14.2 per qind te totalit te importeve shqiptare. Peshen me te madhe te importit te mallrave me akcize e zene nenproduktet e naftes me rreth 67 per qind duke pasqyruar keshtu nje ulje te kerkeses se brendshme per keto produkte.
Gjate konferences se djeshme per shtyp Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani permendi disa nga faktoret qe kane ndikuar ne rritjen e eksporteve shqiptare sic eshte nencmimi i kursit te kembimit dhe konjukturat e tregjeve nderkombetare.
Deficiti tregtar gjate muajit te shkuar eshte rreth 27 miliarde leke ndersa 68.7 per qind te shkembimeve tregtare Shqiperia i ben me vendet e Bashkimit Europian. Italia dhe Greqia vazhdojne te jene partneret kryesore tregtare. Me Italine kemi 56.7 per qind te eksporteve dhe 28.2 per qind te importeve ndersa me Greqine 5.6 per qind te eksporteve dhe 13.1 per qind te importeve.
Te dhenat nga INSTAT jane bere shpesh objekt debati perfshire edhe ate politik. Gjate vitit 2008 INSTAT projektoi nje rritje ekonomike te vendit dyshifrore duke kundershtuar edhe Fondin Monetar Nderkombetar si dhe Banken e Shqiperise nderkohe qe ne fund te 12 mujorit ajo rezultoi rreth 7.5 per qind.