E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Berisha refuzon transparencen eshte peng i krimit dhe korrupsionit

Sekretari i grupit parlamentar Socialist reagon per raportin e fundit te TIA-s


Sekretari i grupit parlamentar Socialist Taulant Balla vleresoi dje se raporti me i fundit i Transparency International na jep serish nje tablo tronditese te korrupsionit ne Shqiperine e sunduar nga Sali Berisha.


Ne nje dalje per mediat nga selia roze deputeti socialist tha se eshte absurde qe ne kete situate te trumbetohet si arritje permiresimi me 0.1 pike i perceptimit te korrupsionit ne vend nderkohe qe ky rezultat eshte gjithsesi me i ulet se dy vite me pare.


Ne nje studim ku marzhi i gabimit sipas vete organizatoreve eshte 5 kjo rrahje gjoksi per 0.1 pike permiresim perben thjesht nje koment te hidhur mbi derexhene ku eshte katandisur lufta ndaj korrupsionit ne kete vend.


E verteta e hidhur eshte ajo qe tashme e dime te gjithe Serish per faj te Sali Berishes Shqiperia renditet shume me poshte se sa vende si Malaui Lesoto Gana Namibia etj. - deklaroi Balla. Sipas tij raporti i Transparency International perben thjesht e vetem konfirmimin me te fundit se abuzimi dhe korrupsioni pasurimi i oborrtareve ne pushtet duke vjedhur e grabitur pasurite e shqiptareve eshte kthyer ne aktivitetin kryesor te pushtetit te kalbur te Sali Berishes.


Ja pse nenvizoi zyrtari larte socialist Sali Berisha refuzon transparencen sepse ai eshte peng i krimit dhe korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›