Fullani Ekonomia jone e qendrueshme dhe pozitive

Kriza globale nuk ka mundur të ndikojë në ekonominë shqiptare megjithëse ekonomia jonë është e lidhur ngushtë me partneret ndërkombëtarë. Ka qenë kjo deklarata e guvernatorit të BSH-së gjatë takimit rajonal të zhvilluar në Fier, në kuadër të asaj që BSH-ja e quan rritje e transparencës së vendimarrjes së saj ndaj pulikut. Gjatë fjalës së tij në këtë takim guvernatori Fullani tha se Shqipëria mund të ketë përfitime nga kriza ekonomiko-financiare, që ka përfshirë vendet e rajonit apo më gjërë. Këto mundësi sipas Fullanit ,duhen identifikuar dhe shfrytëzuar, pasi mund të sjellin zhvillim të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë vendase. Po gjatë këtij takimi Fullani foli edhe për qendrueshmërinë e Ekonomisë shqiptare dhe politikave monetare duke bere te ditur se te gjitha bankat e nivelit te dytë në vend kanë kaluar me sukses atë që quhet Stres Test. Bankat tona, ka deklaruar guvernatori, janë të afta të përballojnë çdo goditje financiare deri te më ekstremet.
Duke prezantuar analizen e Bankës Qëndrore për rajonin e Fierit, Fullani deklaroi se ky qark ka tregues pozitivë të rritjes ekonomike. Sipas të dhënave të kësaj analize Fieri ka një rritje ekonomike më të lartë se mesatarja në vend si dhe ka një nivel punësimi prej rreth 4%.