E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i te papuneve ne Europe qe nga krijimi i euros

Papunësia në Eurozonë ka arritur nivelin maksimal mujor që nga krijimi i monedhës euro. Në 17 vendet e Eurozonës, të dhënat e zyrës europiane të statistikës, shfaqin për dhjetorin një papunësi rekord në 10,4%. Gjithsesi kjo normë papunësie ka vijuar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Edhe për BE, norma e papunësisë regjistron shifrën e 9,9% në muajin e fundit të vitit 2011. Janë pikërisht vendet si Greqia, Qipro dhe Spanja ku papunësia është shtuar më tepër në fund të vitit 2011, krahasuar me të dhënat e një viti më parë. Shifrat e Eurostat rendisin Greqinë me një rritje të normës së papunësisë me 5,4,% vetëm në një periudhë kohore njëvjecare, më pas Qipro me një rritje të normës me 3,3%, Spanja me 2,5%, dhe Eurozona- BE me 0,4%.
Problemi më shqetësues në Europë mbetet numri i lartë i të rinjve të papunë nën 25 vjeç, ku vetëm në muajin dhjetor të 2011 është shtuar me 354 milionë persona në BE dhe Eurozonë duke shkuar në total në 5 milionë e 493 mijë.
Kështu sipas Eurostat, norma më e lartë e të rinjve pa një vend pune regjistrohet në Spanjë me 48,7%, më pas renditen të rinjtë grekë me 47,2%, sllovakët me 35,6%, italianët me 31% dhe portugezët me 30,8%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›